• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe kritikon ashpër Panaritin: Ministria e mbushur me të paaftë, reagon Ministri

by Java News
17/02/2016 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Erjon Braçe është përplasur në distancë me Ministrin e LSI Edmond Panariti, pasi deputeti socialist e ka cilësuar dikasterin e Ministrisë së Bujqësisë si një vend që drejtohet nga të paaftët. Përmes një statusi në rrjetin social deputeti i PS-së akuzon Ministrinë e drejtuar nga Panariti se po shkatërron drejtorinë e Lushnjes për kullimin dhe ujitjen zonave bujqësore.

“Ndërmarrja më e mirë në vend po shkatërrohet përfundimisht!! Ka një grusht njerëzish në Ministrinë e Bujqësisë, sa të paditur, sa të paaftë, sa abuzues, sa të ligj, por shumë të qartë në qëllime banale partie, që janë të angazhuar cdo ditë të shkatërrojnë. Drejtorit të Bordit Rajonal të Jugut i duhen vendet dhe drejtori i emëruar dhunshëm e pa asnjë meritë profesionale, i paditur tërësisht nga puna që ka marrë përsipër të drejtoje, domosdo, ka gjetur kete zgjidhje, nga Lushnja në Finiq, që ata të thonë nuk vemi dhe nuk kane si të shkojnë, dhe ky të ketë dy vende pune të lira. Kaq banalë janë”- shkruan Braçe.

Pas këtij statusi ka reaguar Ministri Panariti, duke thënë përmes një komunikate për shtyp se falë punës së bërë nga Ministri e Bujqësisë, eksportet e perimeve në Lushnje janë dyfishuar, duke sjellë mbi 60 mln dollarë më shumë të ardhura për fermerët.

“Bie dakord me ty, që këtë vit Lushnja u mbrojt dhe u vadit më shumë se asnjëherë më parë. Por kjo nuk është vepër e një grushti njerëzish, por e sforcove të mundimshme dhe sakrificave për të bërë më të mirën, si dhe fondeve për mirëmbajtje që nuk munguan. Ky vit pritet të jetë viti i investimeve më të medha në ujitje falë fondeve të Bankës Botërore, ku pjesën më të madhe i kalon i kalon Lushnjes. Nga shpenzimet e planifikuara per vitin 2015, prej 510 milion leke gjithesej per ujitjen dhe kullimin, Bordit te Kullimit Lushnje i jane dhene 59 milion leke ose rreth 12% te totlait te shpenzimeve.”- ka deklaruar Panariti.

STATUSI I PLOTE I ERJON BRACES NË FACEBOOK

KESHTU U LUFTUA E SHKATERRUA
NDERMARRJA ME E MIRE NE VEND!!
KJO ESHTE MINISTRIA E BUJQESISE SOT!!
A e mbani mend qe per tre dimra me rradhe Lushnja, e cila mbytej cdo vit, i shpetoi njehere e mire permbytjeve?
A e mbani mend qe dy here rresht ne vere, Lushnja, e cila kishte mijera hektare te thara per uje u vadit me shume se kurre?
E gjithe merita i shkoi vetem nje grushti njerezish te Bordit te Kullimit te Lushnjes qe punuan pa pushim per t’ja dale, sherbyer.
Pyetni ne Lushnje, prej Dushkut e deri ne Divjake e ju thone.
TE TJERET RRETH E RROTULL NESH U MBYTEN E U THANE, NE JO.
Ndermarrja me e mire ne vend po shkaterrohet perfundimisht!!
Ka nje grusht njerezish ne Ministrine e Bujqesise, sa te paditur, sa te paafte, sa abuzues, sa te ligj por shume te qarte ne qellime banale partie, qe jane te angazhuar cdo dite te shkaterrojne.
Ne dy vite nuk na dhane asnje fond per te kryer ivestime, zero;
rreth e rrotull nesh, aty ku u mbyten e u thane, madje dhe aty ku nuk prodhohet e as eksportohet, kane shperndare miliona;
Ne dy vite nuk na dhane asnje fond per te investuar ne tre hidrovore te rrenuar plotesisht; pavaresisht kesaj ne i mbajtem ne pune e shpetuam fushat;
Ne dy vite nuk na shtuan nje njeri te vetem ne pune; edhe pse qartesisht per cdo mjet ne pune duhet te kishte dy manovratore;
Ne dy vite nuk na shtuan nje mjet te vetem ne parkun e mjeteve te punes;
Ne dy vite;
i faleminderit kryeministrit qe ka nderhyre e me fonde minimale nga rezerva e qeverise kemi pastruar kanale qe per 20 vite me rradhe nuk ishin pastruar;
i faleminderit qeverise turke qe na shtoi nje mjet ne parkun e shkaterruar te mjeteve te punes;
i faleminderit nje grushti njerezish dashamires te cilet na kane vene ne dispozicion nafte per te punuar ne pastrimin e kanaleve me shume se cna ka dhene ministria e Bujqesise.
Sot mesova se:
deges se Lushnjes se Bordit Rajonal te Jugut, i jane lene ne pune vetem 3 manovratore per 3 mjete, kur Fierit e Vlores per 3 mjete ju jane lene 8 manovratore!!!!!;
dy manovratore te Lushnjes, nder me te miret ne pune, Vladimir Basha me mbi 30 vjet pune dhe, Shyqyri Llusha me mbi 10 vjet pune, jane transferuar nga Lushnja ne Finiq te Delvines!!
Kuptoni?
As qe i shkoi kujt ndermend kur PS erdhi ne pushtet qe keta njerez ti levizte nga puna; as u interesua kush me cparti ishin e per ke kishin votuar.
Qendruan aty te benin punen e tyre!!
Urdheroni cndodh tani!!
Drejtorit te Bordit Rajonal te Jugut i duhen vendet dhe drejtori i emeruar dhunshem e pa asnje merite profesionale, i paditur teresisht nga puna qe ka marre persiper te drejtoje, domosdo, ka gjetur kete zgjidhje, nga Lushnja ne Finiq qe ata te thone nuk vemi-dhe nuk kane si te shkojne, dhe ky te kete dy vende pune te lira. Kaq banale jane.
Keta jane drejtoret e rinj, te papergjegjshem dhe ekstremisht te paditur!!
Keshtu u shkaterrua ndermarrja me e mire ne vend!!

REAGIMI I PANARITIT

NJË SQARIM MIQËSOR PËR MIKUN TIM, DEPUTETIN BRACE!!

KJO ËSHTË MINISTRIA E BUJQËSISË SOT!!

Dyfishim i eksporteve të perimeve dhe frutave, në rrethin e Lushnjës. Mbi 60 milion dollarë me shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë kombëtare, në krahasim me një vit me parë.
Le të përpiqemi sëbashku Erjon që të gjejmë një vit në historinë e këtij vendi ku prodhimi bujqësor dhe eksportet të kenë njohur një kërcim të tillë. Është e kotë… Nuk ka…!!
Sigurisht që ka vend për më shume dhe ti dhe unë e dimë këtë. Prandaj nuk do të lodhemi së enduri në fusha, sera, kanale, argjinatura, diga dhe hidrovore për të mbrojtur dhe zhvilluar bujqësine aty. Herën e fundit që u pamë, ishim te dy mes ujërave në majë të argjinaturës së çare të Shkumbinit.
Vlerësoj falënderimin tënd ndaj qeverisë turke për eskavatorin modern krahëgjatë, më të mirin e flotës tonë për bordin e kullimit të Lushnjës, por dëshiroj të kujtoj vetëm një detaje, ai eskavator erdhi në Lushnjë, falë insistimit tim deri në bezdi ndaj mikut tim ministrit turk të bujqësisë, në zyrën e tij .Natyrisht nuk priste puna për formulim kërkëse, marrëveshje, nënshkrime protokollare e mënyra ceremoniale që zakonisht mbetën sirtareve, sepse kanalet duheshin hapur që të kullonte uji dhe ky eskavator për fat mberriti në kohë rekord dhe e bëri punën.
Bie dakord me ty, që këtë vit Lushnja u mbrojt dhe u vadit më shumë se asnjëherë më parë. Por kjo nuk është vepër e një grushti njerëzish, por e sforcove të mundimshme dhe sakrificave për të bërë më të mirën, si dhe fondeve për mirëmbajtje që nuk munguan. Ky vit pritet të jetë viti i investimeve më të medha në ujitje falë fondeve të Bankës Botërore, ku pjesën më të madhe i kalon i kalon Lushnjes.
Nga shpenzimet e planifikuara per vitin 2015, prej 510 milion leke gjithesej per ujitjen dhe kullimin, Bordit te Kullimit Lushnje i jane dhene 59 milion leke ose rreth 12% te totlait te shpenzimeve.
Gjithashtu gjate vitit 2015, Bordit te Kullimit Lushnje i jane shtuar edhe 10 milion leke te tjera per shpenzime te energjise elektrike
Me Projektin e Bankes Boterore gjate vitit 2015 ka perfunduar rehabilitimi i rezervuarit te Thanes me vlere rreth 318 milion leke, ndersa gjate vitit 2016 do te filloi rehabilitimi i dy degeve kryesore me rezervuarin e Thanes (Dega Krutje dhe Terbuf) si dhe skema ujitese e Divjakes me vlere totale rreth 20 milion USD.
Ne lidhje me shpenzimet per mirembajtje, ne kuader te ristrukturimit te bordeve te kullimit aktiviteti mirembajtjes do te realizohet nga Bordi Rajonal i Kullimit Fier, per te cilin per vitin 2016 jane parashikuar 110 milion lek.
Po keshtu, nga buxheti qendror Bashkise Lushnje dhe Divjake i eshte planifikuar blerja e disa ekskavatoreve dhe shpenzime operative per pastrimin e kanaleve ujites dhe kullues.
Reforma në sistemin e kullimit dhe vaditjes, tashme i kalon pushtetit vendor shumë përgjegjësi. Ky proces zhvendosjeje nuk është i lehtë për të gjithë ne dhe kërkon një farë kohë.
Unë po bëj të pamundurën për të zbutur stresin e këtij transformimi gjigand dhe sidomos po kujdesem personalisht që profesionistët të gjejnë vendin e tyre brenda sistemit.
Sigurisht që janë edhe bashkitë ato që duhet të administrojnë me kritere profesionale mbi 200 punëtore e specialistë që kalojnë nën administrimin e tyre.
Së fundi , kërkohen me shume fonde dhe prandaj asnjëherë nuk kthehem nga vizitat e rralla jashtë vendit duar bosh, sepse nuk kemi para mjaftueshëm dhe këtë e dimë të dy. Prandaj o vij nga Kopenhageni me 13 milion euro , ndihmë dhe asistencë për zhvillimin e bujqësisë në zonat kodrinore dhe malore, o kthehem nga Brukseli me paketë financimi prej 71 milion euro për bujqësine, o vij nga Roma me 500 mijë euro për kultivimin e duhanit, o kthehem nga Stambolli me një eskavator 300 mijë euro në xhep e me radhë.

Next Post

Ja çfarë mendojnë meshkujt përpara se të kryejnë marëdhënie seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

March 6, 2026
Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In