• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bozdo: Rritja e çmimit të biletës, aferë korruptive e Veliajt

by Lorenc Vangjeli
31/12/2015 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike deklaron se rritja e çmimit të biletës së urbanit do t’i kushtojë qytetarëve 5.5 milionë dollarë më shumë në vit. Anëtarja demokrate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo tha sot se ‘me një akt të turpshëm dhe të pastër korruptiv, Erion Veliaj vendosi dje të rrisë çmimin e biletës për qytetarët e Tiranës’.

Deklarata e Reila Bozdos

“Kjo është një vjedhje e pastër dhe skeme korrupsioni e Erion Veliajt dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të njohur për afera të pista korruptive në të shkuarën dhe do bashkëndahen mes Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qytetarët e mbajnë mend mashtruesin Veliaj se si doli vetëm 4 ditë më parë dhe premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës madje ai do të drejtonte vetë dhe autobusin dhe shërbimi nuk do të ndërpritej. Kjo deklaratë e Veliaj s’ka qenë gjë tjetër veçse presion ndaj shoqatave të transportit për të rritur ryshfetin në skemën konspirative dhe korruptive që ndërtuan së bashku për të zhvatur qytetarët. Veliaj mund të kishte parashikuar një pjesë të 120 milionë dollarë taksa që kërkon të mbledhë për të financuar transportin publik. Por ai zgjodhi rrugën më të shkurtër dhe më të pisët. Ai vendosi të ngrejë çmimin e biletës për ju qytetarë. Ju gënjeu pa pikë turpi. Ju mori me një dorë 5.5 milionë dollarë në vit nga xhepat tuaj dhe nga buxheti i familjeve tuaja.

Po dje me arrogancën e kartonave miratuan rritjen dhe shtimin e 30 taksave dhe tarifave. Pra  50 milionë dollarë më shumë do t’u merren duke nisur nga janari qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës. S’ka investime, s’ka asnjë projekt për zhvillim ekonomik dhe punësim, vetëm abuzim dhe vjedhje me pasuritë dhe pronat publike. Ne nuk mund ta pranojmë këtë vjedhje, këtë hajdutëri, këtë mashtrim e korrupsion. Në emër të këshilltarëve të Partisë Demokratike ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të reagojmë me të gjitha format e mosbindjes civile për të detyruar sprapsjen e këtij krimi të shëmtuar korruptim”, tha Bozdo.

Next Post

Ymeri: Qeverisë i ka mbetur vetëm dorëheqja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In