• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bozdo këshillon Ramën: Ja çdo bënte Skënderbeu në vendin tënd

by Java News
23/03/2019 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama sot i bëri një oferte opozites e cila kërkon zgjedhje të parakohshme. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse PD do të fitojë në zgjedhjet lokale një mandat (bashki) më shumë se PS, atëherë është gati për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Fillimisht ishte Gazmend Bardhi që e refuzoi, ndërsa nga PD-ja, ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së kësaj force politike Eno Bozdo, i cili duket se shikon shumë të pashpresë gjendjen e së djathtës. Ai i kërkon kryeministrit Rama që të ndryshojë sfidën “Pra bëhu burrë dhe hidhe sfidën: në qoftë se opozita fiton qoftë edhe një Bashki të vetme, atëherë shkojmë në zgjedhje të parakohëshme. Skënderbeu në vendin tënd këtë do të bënte” shkruan ai.

Postimi i plotë i Eno Bozdos
Nje Bashki me shume per te shkuar ne zgjedhje te parakoheshme?! A mund t`i shpjegosh nje mendjeje normale pse je kaq i sigurte? Cfare te ben ty te jesh kaq optimist? Kur varferia eshte ulur kembekryq, kur papunesia eshte kthyer ne depresion vrases, kur reforma territoriale deshtoi me sukses te plote aq sa edhe njerezit e tu te ngushte e pohojne kete publikisht. Mos ndoshta jane 350 mije shqiptaret e larguar nga vendi sepse jeta ketu eshte “shume monotone” dhe se kerkojne aventuren e tyre ne Evrope? Apo sepse, sipas Raportit te djeshem per Lumturine te Kombeve te Bashkuara, Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete të tilla si Venezuela, Kamboxhia, Territoret Palestineze, Somalia, Namibia, etj…?!

Cfare dreqin te ben te jesh kaq i sigurte? A mund t`ia shpjegosh qofte edhe nje qytetari te thjeshte perse duhet te te votoje ty perseri? Kur korrupsioni po shperben vendin dhe reforma ne drejtesi po prodhon kolaps ne te gjithe sistemin! Kur administrata eshte shthurrur totalisht dhe mendjen e ka te rrjepe edhe dylekeshin e fundit nga xhepat e nevojtarit. Mos ndoshta sepse realizove per here te pare pas 1990 “mrekulline e shendetesise falas”? Ndoshta sepse legalizove “falas”? Apo sepse reforma e Arsimit te Larte dha frytet e mrekulleshme duke sjelle kolapsin e sistemit?

Ndoshta sepse je mirekonsultuar me Gjushin, Gjiknurin, Lalen, Bushin, Frrokun, e sa e sa te tjere derisa hodhe kete sfide kaq kurajoze. Je konsultuar me “maestrot e rezultateve te “mbyllme” ne tavoline. Sic e bere ne Diber ne 2016!

Po atehere pse kerkon kaq pak. Pse nuk e con sfiden deri ne fund? Pse tregohesh i dobet kur ke mundesite per me shume? Ne vendin tend do te vija bast qe opozita nuk fiton as gjysme e atyre qe ka fituar ne 2015, madje as cerekun! Kete duhet te thoje ne fakt. Dhe ta them une pse!

Sepse tashme ke gjithcka ne dore dhe mund te jesh shume i sigurte ne rezultatin e zgjedhjeve. Sepse ke kohe qe punon per blerjen e zgjedhjeve bashkiake. Ke me shume se nje vit. Parate i ke pafund dhe do t`i derdhesh pa limit. Cunat e forte i ke mobilizuar ne cdo cep te Shqiperise. Drogen ke filluar ta mbjellesh si ne 2016, dhe s`ke pse le as edhe nje “Bashki ne kembe”.

Je kaq i sigurte sepse e di mire qe sa kohe te blesh dhe vjedhesh vota, sa kohe “te fortet” e tu do te t`i sjelin votat me thes, sa kohe administrata jote “evropiane” do te turret me turllloj presionesh per te kapur vota ne cdo cep, dhe per sa kohe tepsine e ke tenden dhe veten tende, ke mundesine t`i fitosh te gjiitha, pas asnje perjashtim.

Pra behu burre dhe hidhe sfiden: ne qofte se opozita fiton qofte edhe nje Bashki te vetme, atehere shkojme ne zgjedhje te parakoheshme. Skenderbeu ne vendin tend kete do te bente!

Next Post
Lezhë, zjarri i qëllimshëm djeg pyjet në Ungrej, kërkohen autorët

Lezhë, zjarri i qëllimshëm djeg pyjet në Ungrej, kërkohen autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kukësi akuzon për dhunë: Lojtarët morën dëmtime fizike, kemi bërë kallëzim

Kukësi akuzon për dhunë: Lojtarët morën dëmtime fizike, kemi bërë kallëzim

November 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Studentët e Ramës, studentët e Berishës, studentët e Arlindit dhe të tjerë…

November 22, 2026
Deklarata e fortë nga Britania e Madhe: Vladimir Putin është ‘kasap’ dhe jo miku ynë

Deklarata e fortë nga Britania e Madhe: Vladimir Putin është ‘kasap’ dhe jo miku ynë

November 22, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Meta: Pse Rama po e çon qëllimisht euron në pikiatë?

November 22, 2026
Momente paniku, futbollisti argjentinas bie pa ndjenja gjatë intervistës

Momente paniku, futbollisti argjentinas bie pa ndjenja gjatë intervistës

November 22, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Sot jemi më të përçarë se në 1991”, Kasmi: Ballistët bashkëpunuan ushtarakisht me gjermanët!

November 22, 2026
Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: I kërkova kujdes të shtuar të Shqipërisë për zhvillimet politike në rajon

Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: I kërkova kujdes të shtuar të Shqipërisë për zhvillimet politike në rajon

November 22, 2026
Teknologjia po na “mëson” të mos lexojmë

Teknologjia po na “mëson” të mos lexojmë

November 22, 2026
Aksion antidrogë me disa të arrestuar në Gramsh, sekuestrohet kokainë

Aksion antidrogë me disa të arrestuar në Gramsh, sekuestrohet kokainë

November 22, 2026
Rama në Manastir, zbulohet pllaka përkujtimore e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Rama në Manastir, zbulohet pllaka përkujtimore e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

November 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In