Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Erjon Braçe dhe ministrat e kabinetit do të marrin vetëm gjysmën e rrogës, për një periudhë tre-mujore, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Sot është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të disa funksionarëve dhe nëpunësve të administratës shtetërore, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19.”
Në bazë të këtij vendimi, e gjithë qeveria do të përfitojë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale, për tre muaj.
Gjithashtu, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.
(BalkanWeb)
Bravo EDI
Do te deshironja qe per te ndihmuar sa te jete e mundur e me shume njrezit ne nevoje qe ky vendim te kishte perfshire dhe te gjitha bashkite e vendit duke vendosur :1- Shperblimi si antare te Keshillave Bashkiake te mos perfitohet per nje periudhe 3 mujore duke i kaluar nevojave te pasojave te covid 19.