• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bota pas syzeve 60 mijë dollarë

by
25/07/2015 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Kjo është një botë vanitoze. Shumëkush, kryesisht nga ata që e kanë mundësinë, më shumë se për një shërbesë të caktuar, ka nevojë që të tjerët ta dinë se ai ka mundësi ta marrë atë shërbesë.

Dikush ka më shumë dëshirë që ta shohin të tjerët sesa të ketë vërtet një grua të bukur në krah; dikush, më shumë se shijon një puro e hajrit me whisky vërtet të hajrit, ka etjen që të tjerët të shohin se çfarë ai mund të bëjë dhe sigurojë.

E njëjta gjë është për veshjet, për bizhutë, për makinat. Dhe natyrisht dhe kryesisht për pushtetin.

Luksi është pushtet dhe pushteti është një biznes i jashtëzakonshëm që mund të garantojë luks. Edhe kur ai është i panevojshëm dhe i padobishëm, vlen dhe afron dobi për të bërë diferencën me të tjerët. Për t’i dëshmuar kujtdo tjetër edhe forcë, edhe mundësi, edhe pushtet. Si një shenjë e padyshimtë e triumfit të formës mbi përmbajtjen. Deri në momentin që një gjë e tillë bëhet qesharake. Diçka si puna e Kim Kardashianit. Apo Paris Hiltonit, gjysëm bukuroshes së famshme amerikane dhe e binjakeve të saj të shumta të çdo kombësie, edhe shqiptare madje, që jetojnë në FB, Instagram dhe në gjithë hapësirën e pafundme virtuale. Një hapësirë ku nuk është e rëndësishme çfarë bën, por është e domosdoshme që të tjerët të dinë se çfarë po bën. Të dinë që ke shkuar në lokal, që ke porositur një supë, që fute lugën e parë në gojë, që e mbajte pak më gjatë se zakonisht në gojë, që hëngre supën, që vera e porositur është e mrekullueshme, që ngjyra e saj shkon me çantën e sapoblerë e kështu me rradhë, çast mbas çasti, çdo çast i dokumentuar me foto, të tipit selfie e belfie dhe i shpërndarë brenda çastit në hapësirën virtuale me miqtë virtualë dhe në pritje të “Uauuuu”-asë të tyre në formë Like-sh dhe komentesh po të llojit “Uauuuuuu”.

Për Kardashianin, Hiltonin dhe binjaket apo binjakët e saj kjo është normale dhe është një zgjedhje individuale. Ndryshon puna kur në viset e kotësisë dhe vanitetit nisin të çapiten si adoleshentë njerëzit që vijnë nga politika. Për të marrë një shembull nga fqinjët e afërt maqedonë, sepse gjërat që shihen nga larg, dallohen më qartë.

Kryeministri maqedon Nikolla Gruevski është një personazh kontravers. Sipas kritikëve të tij është një autokrat në mënyrën e ushtrimit të pushtetit, i korruptuar thellësisht në mënyrën e përdorimit të pushtetit dhe ballkanas tipik në mënyrën e shijimit të pushtetit. Këtë javë, mbasi është larguar nga sallata politike maqedonase ai ka shkuar të pushojë në Izrael. E fotografuan me një palë syze të markës së njohur gjermane Maybach, të cilat kushtojnë rreth 60 mijë dollarë. Prodhimi është i limituar, xhami i tyre është special, ndërsa skeleti është i artë dhe ka edhe diamantë në pjesën e logos së famshme. Kabineti i Gruevskit mohoi çmimin, por jo markën. Sipas sqarimit zyrtar ato janë syze të blera në Shkup dhe shumë herë më pak se 60 mijë dollarët e origjinaleve. Domethënë, Gruevski që mban në sy vlerën e një shtëpie – siç thonë dhe mediat maqedone – pranon si nëntekst se syzet ose janë fallso, ose janë fallso.

Vite më parë, një politikan shqiptar, Fatmir Mediu u fotografua me një orë dore mjaft luksoze, në vlerën e disa mijëra eurove. Publikimi i fotos e detyroi ish-ministrin e mbrojtjes që në ato kohë paguante vetëm si këst kredie bankare shumë më shumë sesa fitonte me rrogë, të dorëzojë në redaksinë e gazetës dy orët e përmendura. Duke thënë se ishin imitime dhe se kishin kushtuar realisht shumë herë më pak. Me siguri ato e masnin kohën njëlloj si markat origjinale, por vaniteti dhe kotësia nuk ka as kohë dhe as çmim. Ish-ministri përballë akuzës për korrupsion zgjodhi me zgjuarsi dhe elegancë të pranojë se e vërteta e tij është ndryshe.

Gruevski ka problemet e tij. Ndoshta bota e parë me sytë e tij mbas syzeve 60 mijë dollarëshe mund të duket ndryshe. Mbase ai vazhdon të jetë i habitur kur ja përmendin një gjë të tillë, kur i thonë autokrat dhe i korruptuar sepse në thelb është i bindur që është për momentin biri më i shquar i popullit fqinj maqedon. Që po sakrifikon për të. Që është misionari i mezipritur. Ndoshta. Kjo nuk mund të thuhet me siguri sepse në këtë botë, të sigurt janë vetëm të marrët. E sigurt është që historia e botës që shihet mbas syzeve nuk është vetëm histori maqedone. Eshtë histori e dobësive njerëzore. Eshtë histori shqiptare. Eshtë një histori e llojit të kosit që kur është me tepri, shërben jo vetëm për gojën, por shërben si krem natyral edhe për fundshpinën. Pikërisht për atë pjesë fundore të saj që tashmë është në modë dhe fotografohet pafund. Në gjuhë moderne këtyre fotove i thonë Belfie. Dhe që të shohesh botën me syze 60 mijë dollarë në sy, do të thotë që ke “alamet” Belfie! Jo vetëm në Ballkan. Kudo!

Next Post

Jahjaga flet shumë...televizioni gjerman ndërpret intervistën (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca dërgon trupa në Arabinë Saudite -

Macron jep alarmin për Rusinë: Përgatitje për të mobilizuar 300 mijë trupa të tjera për luftën!

September 26, 2026
SHBA po planifikon hyrjen ushtarake në Kubë -

Mediat: SHBA po planifikon hyrjen ushtarake në Kubë!

September 26, 2026
Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

September 26, 2026
Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

September 26, 2026
VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

September 26, 2026
Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

September 26, 2026
Administrata Trump për bllokimin e medias: Qasja në Shtëpinë e Bardhë është një privilegj, jo një e drejtë -

“Wall Street Journal”: Trump e refuzoi propozimin për armëpushim 7-ditor dhe kërkoi që bombardimet ndaj Iranit të vijojnë pas zgjedhjeve të nëntorit!

September 26, 2026
Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

September 26, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kriza/ Dëmet e luftës Iran-SHBA, BE i bën thirrje shteteve anëtare: Merrni masa për uljen e kërkesës për gaz dhe energji elektrike!

September 26, 2026
Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com