Autoritetet e Bangkokut shpallën gjendje katastrofe në të 50 distriktet e kryeqytetit tajlandez për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Gjendja e katastrofës, e cila u lejon autoriteteve lokale të marrin masa emergjente, u shpall pasi gati 300 milimetra shi kanë rënë në kryeqytetin tajlandez që nga e enjtja, sipas Guvernatorit të Bangkokut, Sangchart Sittiphun.
“Niveli i ujit nuk ka pushuar së rrituri. Tani është e vështirë të dalësh jashtë. Më ka arritur deri në bel”, tha për AFP-në Somkind Pheu-ngam, një shitës 67-vjeçar që jeton pranë qendrës.
“Nuk mund të shkoj askund. Kam qenë i mbyllur për dy ditë”, vazhdoi ai, duke thënë se nuk ka parë përmbytje të tilla në qytet prej 15 vitesh.
JUST IN: Bangkok, Thailand declares state of disaster in all 50 of the city’s districts amid severe flooding. https://t.co/Q2r46FKcVH
— AZ Intel (@AZ_Intel_) September 26, 2026
Shiu i vazhdueshëm që nga pasditja e së enjtes ka përmbytur rrugët dhe ka shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në kanalet e Bangkokut, ndërsa uji ka hyrë në shumë ndërtesa të vendosura pranë tyre.
Sipas guvernatorit, pjesa lindore e qytetit ka qenë më e prekura.
“Po bie ende shi dhe ne po bëjmë çmos. Po përpiqemi të largojmë ujin, por kanalet janë plot”, u tha ai gazetarëve.
Ai u bëri thirrje pacientëve që janë të shtrirë në shtëpi dhe varen nga furnizimet mjekësore jetësore të marrin në konsideratë pranimin dhe qëndrimin e përkohshëm në spital.
Në vitin 2011, përmbytjet e mëdha në të gjithë Tajlandën vranë më shumë se 500 njerëz dhe dëmtuan miliona shtëpi.
Breaking: Major flooding across Bangkok due to torrential rain. https://t.co/mJuegrx98O
— PM Breaking News (@PMBreakingNews) September 26, 2026











