• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bota pas syzeve 60 mijë dollarë

by
25/07/2015 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Kjo është një botë vanitoze. Shumëkush, kryesisht nga ata që e kanë mundësinë, më shumë se për një shërbesë të caktuar, ka nevojë që të tjerët ta dinë se ai ka mundësi ta marrë atë shërbesë.

Dikush ka më shumë dëshirë që ta shohin të tjerët sesa të ketë vërtet një grua të bukur në krah; dikush, më shumë se shijon një puro e hajrit me whisky vërtet të hajrit, ka etjen që të tjerët të shohin se çfarë ai mund të bëjë dhe sigurojë.

E njëjta gjë është për veshjet, për bizhutë, për makinat. Dhe natyrisht dhe kryesisht për pushtetin.

Luksi është pushtet dhe pushteti është një biznes i jashtëzakonshëm që mund të garantojë luks. Edhe kur ai është i panevojshëm dhe i padobishëm, vlen dhe afron dobi për të bërë diferencën me të tjerët. Për t’i dëshmuar kujtdo tjetër edhe forcë, edhe mundësi, edhe pushtet. Si një shenjë e padyshimtë e triumfit të formës mbi përmbajtjen. Deri në momentin që një gjë e tillë bëhet qesharake. Diçka si puna e Kim Kardashianit. Apo Paris Hiltonit, gjysëm bukuroshes së famshme amerikane dhe e binjakeve të saj të shumta të çdo kombësie, edhe shqiptare madje, që jetojnë në FB, Instagram dhe në gjithë hapësirën e pafundme virtuale. Një hapësirë ku nuk është e rëndësishme çfarë bën, por është e domosdoshme që të tjerët të dinë se çfarë po bën. Të dinë që ke shkuar në lokal, që ke porositur një supë, që fute lugën e parë në gojë, që e mbajte pak më gjatë se zakonisht në gojë, që hëngre supën, që vera e porositur është e mrekullueshme, që ngjyra e saj shkon me çantën e sapoblerë e kështu me rradhë, çast mbas çasti, çdo çast i dokumentuar me foto, të tipit selfie e belfie dhe i shpërndarë brenda çastit në hapësirën virtuale me miqtë virtualë dhe në pritje të “Uauuuu”-asë të tyre në formë Like-sh dhe komentesh po të llojit “Uauuuuuu”.

Për Kardashianin, Hiltonin dhe binjaket apo binjakët e saj kjo është normale dhe është një zgjedhje individuale. Ndryshon puna kur në viset e kotësisë dhe vanitetit nisin të çapiten si adoleshentë njerëzit që vijnë nga politika. Për të marrë një shembull nga fqinjët e afërt maqedonë, sepse gjërat që shihen nga larg, dallohen më qartë.

Kryeministri maqedon Nikolla Gruevski është një personazh kontravers. Sipas kritikëve të tij është një autokrat në mënyrën e ushtrimit të pushtetit, i korruptuar thellësisht në mënyrën e përdorimit të pushtetit dhe ballkanas tipik në mënyrën e shijimit të pushtetit. Këtë javë, mbasi është larguar nga sallata politike maqedonase ai ka shkuar të pushojë në Izrael. E fotografuan me një palë syze të markës së njohur gjermane Maybach, të cilat kushtojnë rreth 60 mijë dollarë. Prodhimi është i limituar, xhami i tyre është special, ndërsa skeleti është i artë dhe ka edhe diamantë në pjesën e logos së famshme. Kabineti i Gruevskit mohoi çmimin, por jo markën. Sipas sqarimit zyrtar ato janë syze të blera në Shkup dhe shumë herë më pak se 60 mijë dollarët e origjinaleve. Domethënë, Gruevski që mban në sy vlerën e një shtëpie – siç thonë dhe mediat maqedone – pranon si nëntekst se syzet ose janë fallso, ose janë fallso.

Vite më parë, një politikan shqiptar, Fatmir Mediu u fotografua me një orë dore mjaft luksoze, në vlerën e disa mijëra eurove. Publikimi i fotos e detyroi ish-ministrin e mbrojtjes që në ato kohë paguante vetëm si këst kredie bankare shumë më shumë sesa fitonte me rrogë, të dorëzojë në redaksinë e gazetës dy orët e përmendura. Duke thënë se ishin imitime dhe se kishin kushtuar realisht shumë herë më pak. Me siguri ato e masnin kohën njëlloj si markat origjinale, por vaniteti dhe kotësia nuk ka as kohë dhe as çmim. Ish-ministri përballë akuzës për korrupsion zgjodhi me zgjuarsi dhe elegancë të pranojë se e vërteta e tij është ndryshe.

Gruevski ka problemet e tij. Ndoshta bota e parë me sytë e tij mbas syzeve 60 mijë dollarëshe mund të duket ndryshe. Mbase ai vazhdon të jetë i habitur kur ja përmendin një gjë të tillë, kur i thonë autokrat dhe i korruptuar sepse në thelb është i bindur që është për momentin biri më i shquar i popullit fqinj maqedon. Që po sakrifikon për të. Që është misionari i mezipritur. Ndoshta. Kjo nuk mund të thuhet me siguri sepse në këtë botë, të sigurt janë vetëm të marrët. E sigurt është që historia e botës që shihet mbas syzeve nuk është vetëm histori maqedone. Eshtë histori e dobësive njerëzore. Eshtë histori shqiptare. Eshtë një histori e llojit të kosit që kur është me tepri, shërben jo vetëm për gojën, por shërben si krem natyral edhe për fundshpinën. Pikërisht për atë pjesë fundore të saj që tashmë është në modë dhe fotografohet pafund. Në gjuhë moderne këtyre fotove i thonë Belfie. Dhe që të shohesh botën me syze 60 mijë dollarë në sy, do të thotë që ke “alamet” Belfie! Jo vetëm në Ballkan. Kudo!

Next Post

Jahjaga flet shumë...televizioni gjerman ndërpret intervistën (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In