• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bota nën flakë, Rama publikon hartën e NASA-s: Pasojat e zjarreve në pesë kontinente

by A R
08/08/2021 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota në ‘flakë’, këto janë pamjet dramatike nga hapësira, të publikuara nga agjencia hapësinore, NASA. Pamjet janë risjellë edhe nga kryeministri Rama, ndërsa sipas raportit ka rritje të zjarreve në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara.

Shënimet me ngjyrë të kuqe tregojnë vendet ku ka vatra aktive zjarresh, ku ‘flakët’ kanë pushtuar Europën Jugore, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, pjesën më të madhe të Afrikës së Jugut dhe Australinë. Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një situatë shumë kritike, ku zjarre të fuqishëm kanë përfshirë Italinë, Greqinë, Spanjën,  Maqedoninë e Veriut e Turqinë.

Edhe Shqipëria po lufton me flakët që kanë përfshirë disa zona nga Veriu në Jug.

“Mirëmëngjes me këtë përmbledhje të NASA (Departamenti për studimin e zjarreve), mbi pasojat e zjarreve në Amerikë, Europë, Afrikë e Azi.

Zjarret në pyje kanë shpërthyer në shumë kontinente nga Amerika në Europë dhe nga Afrika në Azi, me një numër në rritje zjarresh në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara;

Kanada, 4.891 zjarre në pyje të raportuara deri tani në 2021.

SHBA, mbi 1.8 milion akër (728 mijë hektarë) pyje janë djegur në 97 zjarre masive në shumë shtete.

Francë, një sipërfaqe prej 22.807 hektarësh është djegur deri tani në 2021.

Itali, të paktën 20.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret që kanë nisur më 24 korrik, ndërsa deri në 1.500 persona janë evakuuar.

Rumani, kanë shpërthyer zjarre në pjesën jugore, përfshirë Bukureshtin dhe zonat pranë kufirit me Bullgarinë.

Rusi, mbi 1.3 milionë hektarë pyje janë djegur nga zjarret që nisën në korrik.

Amerika e Jugut, zjarret që nisën pranë autostradës në provincën Rio Negro, në veri të Patagonisë, në Argjentinë lëvizën më lart në veri dhe arritën deri në kryeqytetin Buenos Aires në bregun Atlantik.

Portugali, zjarret shkatërruan mbi 2.000 hektarë pyje më 17 korrik.

Greqi, zjarri që nisi në pyjet pranë Athinës më 27 korrik është përhapur deri në zonat e banuara.

Turqi, 174 zjarre shpërthyen në pyje në 38 nga 81 provincat e Turqisë, prej 28 korrikut deri më 4 gusht.

Australi, zjarret në New South Wales dëmtuan 5.5 milion hektarë tokë në 2020 dhe 31 milionë hektarë tokë në 2021”, shkruan Rama.

/a.r

Next Post
Horoskopi i të dielës/ Shenjat që do kenë sot probleme

Dy shenjat e Horoskopit që iu ngel hatri sa hap e mbyll sytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In