• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bota e errët e krimit, mini ushtritë mafioze të shqiptarëve në Spanjë

by Aalison Pearse Stevens
25/04/2016 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ata janë gjakftohtë, të trajnuar ushtarakisht me AK47 dhe kokteje molotovi që i përdorin për të vepruar në vendin tonë”, nisë rrëfimi i hulumtues i gazetarit spanjoll i botuar në gazetën spanjolle “Cadenaser”, përmes së cilit hedh dritë mbi funksionimin e bandave që ai i ndanë në mafia kosovare dhe mafia shqiptare në Spanjë.

“Por ata nuk janë vrasës serial ose psikopatë të diagnostifikuar, janë qytetarë të këtij vendi që një ditë vendosin t’i kapin armët dhe tu bashkohen mafive për t’i shpëtuar varfërisë”, rrëfen gazetari spanjoll që thotë se ka kryer 5 muaj hulumtim për këtë temë.

Gazetari dhe studiuesi Carlos Queilez, ka gjetur se perandoritë e mafias kosovaro-shqiptare, të tërhequra nga klima, ligjet e dobëta dhe burgjet e rehatshme, kanë gjetur Spanjën si territor për gjueti dhe plaçkitje.

Gazeta citon intervistën me protagonistin e tregimit që vjen nga Shqipëria për krime të vogla, që pas lirimit ka hyrë në bandën Blaquu, një mafi e fuqishme në Evropë.

“Blaqqu është një nga afro 20 bandat kosovaro-shqiptare që funksionojnë në Spanjë. Edhe pse ata drejtojnë operacionet nga Madridi ose Barcelona, degët e tyre janë të vendosura në të gjitha pjsët e gadishullit”, raporton gazeta spanjolle.

Personazhi i emëruar Sasha, identiteti i të cilit nuk është treguar, rrëfen historinë e tij, kur si adoleshent kishte ardhur në Spanjë ku ishte marrë me grabitje dhe kur këto grabitje ishin bizhuteri të shtrenjta ose para kesh kryheshin nga ai më shpesh, fitoi besimin për të drejtuar një bandë prej 20 vetash.

“Unë jam i fortë dhe brutal. Nuk kërkoj asgjë më pak e asgjë më shumë sesa një plaçkë luksoze”, ka rrëfyer ai për gazetën.

“Brutal e kam fjalën për likuidim të konkurrentëve dhe dëshmitarëve sepse gabimet paguhen me gjak”, shton ai.

Gazetari i cili thotë se ka parë edhe nga afër funksionimin e këtyre bandave, e përshkruan funksionimin e bandave shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë si mini-ushtri.

“Ata veprojnë madje edhe në qeli duke urdhëruar përdorimin e dhunës ekstreme. Ndër radhës e tyre janë veteranë të luftës në Kosovë apo dezertorë të ushtrisë shqiptare. Janë të pajisur ose me armë ose me dije për armët ushtarake duke i bërë ata të tmerrshëm në terren”, përshkruan gazetari.

Sipas këtij hulumtimi, këto mini ushtri mafioze të shqiptarëve në Spanjë janë të fokusuara në plaçkitjet në shtëpikë luksoze dhe kompanitë që kanë para kesh, por viteve të fundit kanë shtrirë rrënjët edhe në tregun e drogës.

Gazeta shkruan sesi 20 vite më parë, funksionimi i këtyre bandave vetëm përflitej por nuk kishte të dhëna konkrete. Sot ato janë të forta dhe në radhët e tyre kanë shumë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova dhe të gjithë janë të pajisur me pushkë automatike.

Të dhënat nga burgjet e Spanjës flasin se 7 nga 100 të burgosur në burgjet spanjolle janë shqiptarë.

“Shifrat rriten vit pas viti. Jo vetëm pas hekurave por edhe në rrugë”, përfundon hulumtimi.

Next Post

Tenton të puthë modelen, ja si reagon ajo (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 7, 2025
Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

December 7, 2025
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

December 7, 2025
Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

December 7, 2025
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

December 7, 2025
Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

December 7, 2025
Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

December 7, 2025
Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

December 7, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

December 7, 2025
Kristjan Prenga i pamëshirshëm, ‘nokaut’ amerikanit në raundin e parë në SHBA! Rekorde për boksierin

Kristjan Prenga i pamëshirshëm, ‘nokaut’ amerikanit në raundin e parë në SHBA! Rekorde për boksierin

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In