• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bota e errët e krimit e ka me përparësi korruptimin e mediave

by Bajram Peçi
30/11/2024 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi
Romancieri i shquar Mark Tuein, pasi ushtroi në rininë e hershme daktilografin, lundërtarin në anijet me avull në lumin Misisipi (nga ku nofka ju dha si mbiemër), provoi minatorin dhe arkërkuesin, prej ku mbarti plot aventura, një ditë ju dha mundësia të punonte në gazetën lokale të qytezës Hannibal. Redaktori përgjegjës i kërkoi një shkrim mbi korrjen e barit, puna më e rëndësishme stinore atë kohë. Doli djaloshi gazetar në periferi dhe vëzhgoi gjatë, deri kur tej, në arat e prerisë, pa një karro me bar ngarkuar. I lumtur u nis për redaksi, u ul të shkruaj, për dy karroca. Ju dukën pak! Pa u menduar gjatë i shumëfishoi ato disa herë. Shifra 12 karroca bëri shumë përshtypje e u la mbresa të forta lexuesve. Redaktori e përgëzoi dhe i rrahu shpatullat, duke e këshilluar që kështu të vazhdonte ta kënaqte lexonjësin!
A i ka ndodhur vërtet kjo shkrimtarit të famshëm të humorit apo jo? Kërkush se di, por mesazhi që përcjell Tuein mbetet edhe sot si një gjë shumë familjare e gazetarisë, që gënjeshtra është pjesë e punës së tyre! Shkaku pse duhet të ndodhë kështu rrjedh prej motiveve që kanë hapur gazetën, televizionin. Nuk kam njohur, pas 25 vjetësh punë në shtypin e shkruar, dikë që të ketë hapur një media me qëllimin e vetëm të informojë “me të vërtetat” e të argëtoj popullin!
Gazeta si biznes njeh si përfaqësuesin e saj më të spikatur, William Randolph Hearst. Nga një gazetashitës i vogël amerikan, ja doli të ngrinte një zinxhir sipërmarrjesh botimi, që e shndërruan në perandori. Kur gazetat filluan të përdoreshin edhe si mjet politik, si një ndërthurje e interesave ekonomike të pronarëve me politikën, sollën përfaqësuesin më tipik të kësaj kohe, Keith Rupert Murdoch. Po ta kishe mirë me manjatin, mund të zgjidheshe edhe president i SHBA-s, gjë që fliste për aftësinë e madhe të mediave për të përpunuar trurin e njerëzve. Nga sa shihet, edhe koha e tij po perëndon. Po ngrihet një perandori që i ka dhënë të dridhura shoqërisë, duke parë se si po orvaten të ndërtojnë përmes pronarëve Jeff Bezos dhe Elon Musk sistemin politiko-ekonomik të Feudalizmit Teknollogjik.
Zbërthimi nga shërbimet e huaja, që gjurmuan aplikacionin “Sky ECC”, mbërritja e tyre në SPAK, ua dha organeve tona të hetimit si llokume me arra strukturën e frikshme të organizimit të krimit. Ato zbuluan para nesh botën e errët ku jeton krimi, ku grupet kriminale shqiptare shfaqen si më përdoruesit e këtij aplikacioni. Prej tyre mësojmë se na paskan kontakte të rregullta edhe me media e gazetarë!

Shpesh ngre supet i çuditur kur lexoj përcaktimet si i pacënueshëm, që i bëhen statusit të gazetarit. Kultura demokratike e një shoqërie nuk i honeps shaka të tilla, ndaj çuditem. Kush bëri para me punë të ndershme ose duke vjedhur pasurinë publike, ose me burime të ardhura nga veprimtari kriminale, synoi të kapi pushtet në organet mediatike, hapi Gazeta, çeli ekrane, prej të cilave, tek-tuk ndonjëra, është në hetim, por askujt prej tyre nuk ju kërkua burimi fillestar i investimit, siç e kërkon ligji! I deshën ato që t’i përdorin si armë vetmbrojtëse dhe sulmi. Kush gazetar punoi pranë këtyre mediave ju nënshtrua politikave editoriale të pronarit, i vetmi person në gazetë ose televizion që është i lirë të mendojë e veprojë. Alternativa të tjera, deri tani, nuk janë ndeshur.
E vërteta është se gazetari, sidomos sot, është synim i kapjes nga bota e krimit. Oreksi i të pasuruarve nga veprimtari kriminale nuk quhet i ngopur pa ngrënë dhe ca copa nga “Shtypi i lirë”, dhe nga “Media e pavarur”. E synojnë këtë shtresë të shoqërisë, duke qenë të bindur se është më e brishtë në vëndet e varfëra si Shqipëria, ku dhe krimi është më i përhapur, ku punonjësit në media paguhen për mbijetesë, ndodhen në kufijtë e varfërisë dhe shumica prej tyre nuk nxjerrin dot muajin.

Gazetari Indro Montanelli është shprehur mjaft qartë, duke thënë se “…Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera”. Në Tiranë njihen të tillë gazetarë që qelbin, vendalinj, por dhe nga Kosova, çka na kujton përcaktimin e Honore de Balzak: “Gazeta, në vend që të jetë një mjet i lartë për t’i shërbyer shoqërisë, është bërë një armë në duart e partive, armë e kthyer në tregti dhe, si të gjitha tregtitë, ajo nuk njeh as fe as ligj”.

Shtypit të lirë i njihet, si një nga përgjegjësitë e tij, që të ndalojë qeveritë të mashtrojnë popullin dhe këtë duhet ta bëjë përmes informimit. Në rastet kur bota e krimit ka korruptuar median ose gazetarin, është informimi ai që merr përsipër të mashtrojë popullin. Një të tillë shembull krimi, SPAK dyshon se e kanë kryer dy gazetarë. Mes tyre është i shumënjohuri reporter investigativ, Artan Hoxha. Deri më sot emri i tij ka qenë i skalitur në memorjen e shikuesit TV dhe lexuesit si personi që zbardhi dorën e zezë të urdhrave kriminalë të Sali Berishës në vrasjet e 21 janarit; që ishte ai që zhduku qytetarin Remzi Hoxha; që i la në prehër Berishës dosjen “Tropoja”, me peshën e 105 vrasje, ndodhur në qytet e rrethinat e malsisë, për të cilat prokuroria kurrë nuk deshi t’i zbardhi sepse ato kishin vetëm një porositës; shfarrosjen e familjes Haklaj, të cilët i zhduku përmes vrasësve me pagesë…! Kaq do mjaftonte të ushqeje repekt për të!

Duhet të kemi durim e të presim zhvillimet! Ritransmetimi i një emisioni të paradokohe i Fevziut te TV Klan, ku Artani i bën skanerin një fotoje që grupi kriminal i Suel Çelës ja ka dhënë për të goditur kryeministrin si dhe dyshimet për urdhër-vrasjen e një gazetari, e dhënë siç thuhet në media nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, vlen për të kuptuar se jemi duke prekur fundin. Me dashamirësi po vë në dukje se shpjegimet që Artan Hoxha ka dhënë deri tani, nuk ngrenë peshë! Ai duhet ta fillojë mbrojtjen duke i dhënë argumente opinionit, pse i është dashur aplikacioni “Sky ECC”? Më tej, hap pas hapi, SPAK dhe opinioni e ka mëse të nevojshme të kthjellohet mënyra se si lindi foto e baronëve të krimit me kryeministrin Rama?

Nga sa shihet, të gjitha kronikat që shkojnë prapa orvaten t’i mbushin me subjektivizëm, por SPAK me siguri do shohi me objektivitet përpara, duke mbrojtur shoqërinë, duke ruajtur e forcuar Shqipërinë.

Next Post
“Ata janë lodhur për të arritur në majë”, Arian Çani: Ja pse jam me politikanët e vjetër kundër turmave

"Ata janë lodhur për të arritur në majë", Arian Çani: Ja pse jam me politikanët e vjetër kundër turmave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In