• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bota drejt një lufte tregtare me SHBA?!

by Java News
03/03/2018 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur hapat e para drejt krijimit të luftës tregtare me vendet e të gjithë botës, duke vendosur tarifa mbi çelikun dhe aluminin e importuar. Plani i tij ka marrë reagime nga e gjithë bota pasi tarifat janë 25 për qind për çelikun dhe 10 për qind për aluminin. Plani i Trump-it me sa duket ka synimin që të nxisë prodhimin në vend , në SHBA dhe të ulë importet nga jashtë. Por ky lloj proteksionizmi ka nxitur ekspertët të bëjnë paralajmërime serioze jo vetëm për nisjen e një lufte tregtare, por edhe për rrezikun e madh të kthimit të një periudhe depresioni të madh në ekonomi. Zv.Presidenti i Komisionit Europian, Jyrki Katainen, ka paralajmëruar se tarifat e reja të Trump-it mund të provokojnë një luftë të re globale tregtare.

Katainen, ish-Kryeministër i Finlandës, theksoi se proteksionizmi ndihmoi në krijimin e Depresionit të madh në vitet 1930. Por Presidenti Donald Trump duket se e mirëpriti mundësinë për një luftë tregtare, duke shkruar në llogarinë e tij në “Twitter” të premten: “Kur një vend (USA) po humbet miliarda dollarë në tregti me virtualisht çdo vend që po bën biznes, luftërat e tregtisë janë të mira dhe të lehta për t’u fituar. Shembull, kur ne jemi me humbje 100 miliardë dollarë me një vend të caktuar që po bëjmë tregti dhe ata sillen mirë, po mos bëjmë më tregti me atë vend, ne fitojmë shumë. Është e thjeshtë!”. Brenda BE-së, Gjermania do të merrte goditjen më të madhe nga tarifat e reja të kërkuara nga Trump. Importet e SHBA-së për çelikun janë: 16 për qind nga Kanadaja, 13 për qind nga Brazili, 10 për qind nga Koreja e Jugut, 9 për qind nga Rusia,7 për qind nga Turqia, 5 për qind nga Japonia, 4 për qind nga Tajvani, 3 për qind nga Gjermania dhe 2 për qind nga India.

KUNDËRPËRGJIGJJA E BE-SË

Pas deklaratës së Trumpit, Europa ka kërcënuar me kundërpërgjigje duke dhënë shenjat e para se ka nisur tashmë një luftë tregtare. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar se edhe BE do ta godasë Amerikën me tarifa të reja për shitjet në Europë: “Ne do të vendosim tarifa ndaj Harley-Davidson, Whiskey-n Bourbon dhe mbi xhinset Levi’s. Ne jemi këtu dhe ata duhet të na njohin. Ne do të preferonim një marrëdhënie të arsyeshme me Shtetet e Bashkuara, por thjesht ne nuk mund të zhysim kokën tonë në rërë”, është shprehur Juncker, duke folur në një televizion gjerman.

REAGIMI NË KANADA:  Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha të premten se tarifat e SHBA-ve mbi importet e çelikut dhe aluminit do të ishin “absolutisht të papranueshme” dhe shtoi se qeveria e tij do të vazhdojë të diskutojë me zyrtarët amerikanë mbi këtë çështje. Zyrtarët amerikanë nuk kanë thënë nëse propozimet për tarifat e reja do të prekin edhe Kanadanë apo Meksikën. Priten ende detaje të reja nga plani i Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të rritur me 25 për qind tarifat mbi çelikun dhe 10 për qind mbi aluminin, nëse do të përfshihen të gjitha vendet e botës apo do të ketë ndryshime në marrëdhënie tregtare nga vendi në vend.

Next Post
Wengeri u kthehet keq lojtarëve të Arsenal

Wengeri u kthehet keq lojtarëve të Arsenal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com