• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bota dënon sulmet terroriste në Ankara

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komuniteti ndërkombëtar reagoi ndaj sulmit terrorist në Ankara.

”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg e dënoi ashpër sulmin terrorist në Ankara”, raportoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

“Dënoj ashpër sulmin ndaj automjetit që mbante personel ushtarak në zemër të Ankarasë. Ngushëllime për popullin turk dhe ata që kanë humbur të afërmit. Mendimet tona janë me të plagosurit. Në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet legjimiteti për sulme të tilla. Aleatet e NATO-s janë krah për krah në luftën kundër terrorizmit”, deklaroi Stoltenberg.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën në sulmin terrorist të ndërmarrë në Ankara.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, në një konferencë për shtyp në lidhje me sulmin në Ankara tha se “shprehim ngushëllimet tona të sinqerta”.

Ai ndër të tjera ka dhënë informacionin se ambasada e SHBA-së në Ankara po punon për të përcaktuar nëse ka patur apo jo qytetarë amerikanë në vendngjarje gjatë shpërthimit si dhe ka theksuar se po përpiqen të japin të gjitha llojet e mbështetjes konsullore për qytetarët e tyre.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke theksuar se dënon sulmin terrorist të ndërmarrë në Ankara u shpreh se “në luftën me ata që kryejnë sulme të tilla jonjerëzore jemi në anën e Turqisë”.

”Ne gjermanët ndajmë këtë dhimbje me ju. Në luftën me ata që kryejnë sulme të tilla jonjerëzore jemi në anën e Turqisë”, deklaroi Merkel.

Gjithashtu ka përcjellë ngushëllimet e saj për personat që kanë humbur jetën dhe ka uruar “shërim të shpejtë” për personat e plagosur.

Presidenca e Francës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi dënuan sulmin terrorist në Ankara.

Presidenca franceze në një deklaratë me shkrim shprehet se presidenti François Hollande dënon këtë sulm të tmerrshëm si dhe deklaroi gjithashtu se Franca është pranë popullit turk dhe Turqisë. Ndërkohë edhe MPJ e Francës në një njoftim zyrtarë duke dënuar sulmin ka ngushëlluar familjarët e personave të cilët humbën jetën në sulm.

Sekretari i Jashtëm britanik në një postim në Twitter tha se solidarizohet me familjarët e viktimave dhe se dënon ashpër sulmin terrorist të pashpirt në Ankara.

Ndërkohë edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në Ankara natën e sotme. Në një mesazh ngushëllimi ministri i Punëve të Jashtme i Italisë Paolo Gentiloni, dërgoi ngushëllimet e tij në drejtim të autoriteteve turke. Në një fjalim të mbajtur gjatë një organizimi të Shoqatës së Gazetarëve të Huaj në Romë Gentilioni tha se ”ndiej pikëllim të thellë për sulmin terrorist që ndodhi sot në Ankara. Në emër të popullit italian i shpreh ngushullimet e mija popullit turk dhe Republikës së Turqisë”.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, duke shprehur keqardhjet e thella për shpërthimin në Ankara, ndër të tjera ka shprehur ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Next Post

Tërmet në Adriatik, ndjehet në Fier, Vlorë dhe Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In