Duket se selia blu nuk pret rezultatet të mirë nga këto zgjedhje.
Prej më shumë se disa orësh, që kur ka përfunduar votimi, ka pasur vetëm një prononcim për mediat nga kreu i PD-së Lulzim Basha.
Ndryshe nga kreu i PS-së Edi Rama, i cili mësohet se po pret daljen e rezultateve të para nga selia rozë, në selinë blu ka rënë heshtja.
Po ashtu, raportohet se nga PD-së është larguar edhe Basha, ndërsa të pranishëm janë vetëm gazetarët punonjësit e zyrës së shtypit.










