• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Borxhi i Macron ndaj francezëve është i madh

by Java News
12/05/2017 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është sfida parësore e Presidentit të ri: të ngushtojë dalëngadalë hendekun që ndan Francën e lumtur nga Franca e zemëruar, Francën e litave dhe Francën që mbetet pas.

Një republikë të cilën pjesa më e madhe e popullit e braktis, nuk është më një republikë. Nëse programi nuk ndihmon qytetarët, nëse kënaqet duke plotësuar ambiciet reformiste të elitave, edhe pse me qëllime të mira, presidenca e tij do të dështojë.

Republika është forcuar. Për të vazhduar që të jetë e fortë, duhet të jetë edhe e drejtë

Në betejën finale, fiton Republika. E tronditur, e plasaritur nga një parti e jotoleranës, që ka marrë deri 42 për qind të votave gjatë fushatës zgjedhore, Franca sapo u ka thënë ksenofobëve – edhe pse mbeten të fortë, kanosës dhe aktivë – se nuk do t’ia dijë për ta. Përfundimisht, një ide e caktuar i lirisë ka rezistuar.

Këto zgjedhje na treguan se mund t’i rezistohet ngjitjes së nacional-populistëve. Rezultat paradoksal i një fushate elektorale të paprecedentë: ky vend që përshkruhet si gjithnjë e më i plakur, nostalgjik, i izoluar, i hidhur, ka sjellë në pushtet një 39-vjeçar, pa një të kaluar politike, dashnor i Evropës dhe i magjepsur nga horizontet e mëdha.

Një djalë i ri premtues është i pari në mesin e francezëve: tani duhet të jetë në lartësinë e detyrës. Emmanuel Macron i detyrohet talentit të tij, i cili ia ka mundësuar që të lërë pas politikanët e kursit të vjetër dhe të gjitha partitë e vjetra. Na duhet të shkojmë pas, në kohën e Bonapartit, për të gjetur një udhëheqës shteti më të ri. President pasi ai i hyri politikës prej më pak se dy vjetësh, gara e tij ka qenë një sprint, dhe makina Macron është për Formula 1. Por fati e ndihmoi më shumë se këdo tjetër.

Kush mund ta imagjinonte se presidenti në largim, do të ndalej prej një libri dhe nga Kryeministri i tij, Manuel Valls, se favoriti i natyrshëm pas pesë vitesh të majtë jopopullore, François Fillon do të zhytej në një skandal, apo që Marine Le Pen, pas kalimit të raundit të parë, do të vetëvritej direkt në televizion, duke shfaqur përmes agresivitetit të saj, natyrën e vërtetë të partisë që udhëhiqte? Por edhe rrokja e shanseve që dalin rrugës, është një formë aftësie e rafinuar. Macron e bëri: tani është në Elize.

Ky fat do i nevojitet shumë në të ardhmen. Mes atyre 65% të zgjedhësve që e votuan, më shumë se dy të tretat do të kishin preferuar, pa asnjë dyshim, që të votonin për dikë tjetër. Këtyre votuesve u ka një borxh.

Atë që Jacques Chirac, në kohën e tij, nuk e shleu duke refuzuar të përfaqësojë edhe ata që nuk ishin mbështetës të tij. Janë vlerat republikane që sollën Emmanuel Macron në pushtet. Kështu që, ai ka detyrën të mishërojë këto vlera që, më shumë se programi i tij, shpjegojnë suksesin që ka arritur.

Një sukses i cili shoqërohet nga një problem i madh: me shumë gjasa, votat që shkuan për Marine Le Pen, dhe ata që zgjodhën fletën e bardhë apo abstenimin, janë në pjesën më të madhe vota popullore.

Kjo është sfida parësore e Presidentit të ri: të ngushtojë dalëngadalë hendekun që ndan Francën e lumtur nga Franca e zemëruar, Francën e litave dhe Francën që mbetet pas. Një republikë të cilën pjesa më e madhe e popullit e braktis, nuk është më një republikë. Emmanuel Macron ka legjitimitetin për të vënë në zbatim, nëse fiton zgjedhjet legjislative, programin që u ka paraqitur francezëve.

Por nëse programi nuk ndihmon qytetarët, nëse kënaqet duke plotësuar ambiciet reformiste të elitave, edhe pse me qëllime të mira, presidenca e tij do të dështojë. Republika është forcuar. Për të vazhduar që të jetë e fortë, duhet të jetë edhe e drejtë. / Liberation – Në shqip nga bota.al. (b.an)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, në fokus integrimi evropian dhe reformat

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, në fokus integrimi evropian dhe reformat

November 25, 2026
Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

November 25, 2026
Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In