Një fëmijë 9-vjeçar është aksidentuar në rrugën e fshatit Borsh nga një automjet. fatmirësisht i mituri ka mundur të mbijetojë dhe u transportua në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Rreth orës 12:00, në aksin rrugor të fshatit Borsh, automjeti tip “Alfa Romeo” me targë të huaj CC395JL me drejtues shtetasin O.G., 35 vjeç, banues në fshatin Qeret Lushnje, ka goditur aksidentalisht një këmbësor, shtetasin me inicialet E.Ç., 9 vjeç, banues në Borsh, Himarë, i cili po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.”, njofton policia./a.m.