• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Boronica boy!

by A R
24/07/2020 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi i aventurës më të re të djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha-Shkëlzenit, në fushën e tregtisë së frutave të pyllit, ka ngjallur mjaft interes në opinionin publik. I diplomuar për drejtësi, që në fillimin e viteve 2000, djali i njeriut që ka qëndruar më jetëgjatë në pushtet pas rrëzimit të komunizmit, edhe pse një moshë 44 vjeçare, ende nuk ka gjetur karar me një profesion, apo karrierën e tij në jetë.
Pikërisht zikzaget e çuditshme të aventurave profesionale të Zenit në gjithë këto vite, janë kthyer në elemente kurioziteti për opinionin publik shqiptar.

Kjo pasi, djali i Berishës, ëndrrat e synimet i ka pasur një çikë të pastabilizuara.
Ndërsa jetën e tij ubane pak si i “llastuar” e ka nisur si një play-boy në rrugët e Tiranës në fund të viteve 90, në vitin 2005 kur i ati u bë kryeministër, Zeni u duk se pati një “stabilizim” të objektivave të tij. Qëndronte në prapaskenë të zyrës së kryeministrit dhe këshillonte e propozonte njerëz për kontrata e biznes me shtetin. Siç e ka thënë edhe vet shpesh, ka qenë një lloj “konsulenti”.

Veçse këshilla e tij çonte përfitime dhe sukses te partnerët e tij. Gjatë kësaj rruge, pati edhe ëndrra të shkurtëra për lokale nate, apo veprimtari artistike. Ëndrra që shuheshin shpejt si ato të netëve të verës. Por padyshim që “ëndrra më shpërthyese” e Shkëlzen Berishës ishte natyrisht punishtja e demontimit të municioneve në Gërdec. Ku, Zeni kishte punësuar edhe burrin e tezes së tij, siç e tha më vonë, pa i thënë të atit-kryeministër.

Biznesi i demontimit të municioneve, që si pronarë kishte më shumë se një person, dihet që u hodh në erë më 15 mars 2008, bashkë me jetën e 26 vetave të pafajshëm.
Pas një “reflektimi” të gjatë, pa një një punë fikse, djali i ish-Presidentit të Republikës dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, duket zbuloi tek vetja një pasion për të menaxhuar media audiovizive. E nisi me një portal për të ardhur tek një televizion, ku investimet janë të pakursyera, por që ende nuk po e gjen e s’po e gjen suksesin për të bërë “bam”(jo buuum) në jetë.

E siç duket, priti e priti, por që në fund një dritë po duket në fund të “tunelit” të mbikalimit të Vorës. Një objekt, një magazinë, një hangar, i marrë me një çmim të kripur, i ka ofruar mirazhin e një profesioni të ri, i cili ndoshta e nxjerr në selametin e pritur prej shumë e shumë vitesh. Grumbullimi i frutave të pyllit, më saktë boronicave, e cila bashkë me gështenjën, përbën një nga krenaritë e florës së vendit të origjinës së babait të Shkëlzen Berishës-Tropojës, po rezulton pasioni më i ri i tij.

Boronica, një frut shumë i kërkuar sot edhe falë vetive të saj kurative e antioksidante, ka gjasa të jetë karari i ish-play boy-t të Tiranës. E, nëse këtë radhë mund të marrë edhe titullin Boronica Boy, nëse ka sukses, madje të themelojë edhe një Trust. Tek drama e Brecht-it, “Arturo Ui”, djali i Chicagos, suksesin e gjeti tek një perime-lulelakra…

/Gazeta Shqip

Next Post
Pse forcat e rendit s’kishin numër identifikimi/ Lleshaj: Para shembjes, RENEA ka kontrolluar për eksploziv në ambientet e Teatrit

Lleshaj: Ka shumë policë dhe zyrtarë që janë shkarkuar, por ne nuk i raportojmë tek PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

January 16, 2026
Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In