• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lleshaj: Ka shumë policë dhe zyrtarë që janë shkarkuar, por ne nuk i raportojmë tek PD

by A R
24/07/2020 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke i përgjigjur akuzave të PD-së se nuk ka asnjë efektiv policie të penalizuar për kanabizimin e vendit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv se situata me mbjelljen e kanabisit në vend është shumë herë më mirë nga sa e morën në kohën e PD, ndërsa shtoi se ka shumë shefa dhe efektivë policie që janë shkarkuar , që ndiqen penalisht apo dhe janë ndëshkuar, por se për këtë nuk bëhen raportim tek PD-ja.

“Ne nuk i raportojmë PD-së për këto çështje. Janë shumë raste punonjësish policie që janë në procedim penal, që janë goditur, që janë ndëshkuar. Jo thjesht vetëm janë larguar nga detyra, por janë goditur penalisht dhe jo vetëm punonjës policie, por edhe punonjës të tjerë, të administratës vendore apo qendrore, të inspektoriateve, kryepleq, kryetarë njësish administrative. Pra, ka shumë njerëz që janë pjesë e kësaj goditjeje dhe është pikërisht kjo goditje frontale dhe pa asnjë kompromis, e cila ka bërë që sot të mos jemi në atë situatën që trashëguam, të mos jemi në epokën e Lazaratit që ishte kthyer në një toponim të njohur botërisht dhe i bekuar hapur politikisht. Prandaj edhe unë e refuzoj gishtin tregues të atyre që kanë krijuar Lazaratin. Mund të kemi një mijë e një gabime dhe kemi gabime patjetër, mund të pranoj kritikë nga kushdo, por jo nga ata që e kanë institucionalizuar dhe e kanë kanabizuar politikisht vendin dhe e kanë pranuar publikisht që po, ka qenë politikë. Është thënë hapur që kanabisi i Lazaratit ka qenë politikë. Por Lazarati ka prodhuar tonelata kanabisi çdo vit dhe i ka trafikuar drejt vendeve të BE-së e vendeve të tjera. Ka gjeneruar të ardhura dhe ka fuqizuar grupe të tëra kriminale me ato para, grupe të cilat pastaj kanë arritur të ngrenë edhe armët kundër punonjësve të policisë. Këto s’mund t’i harroj”, tha Leshaj.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
EMRI/ Nga Saranda në Greqi për të vrarë ekzekutuar anëtarin e mafias greke “Papagalli”, zbardhet atentati! Detajet e dosjes hetimore

EMRI/ Nga Saranda në Greqi për të vrarë ekzekutuar anëtarin e mafias greke “Papagalli”, zbardhet atentati! Detajet e dosjes hetimore

November 24, 2026
“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA”- Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, Nufi: Do marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore

“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA”- Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, Nufi: Do marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore

November 24, 2026
Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

November 24, 2026
Microsoft shpall “Kod të Kuq” pas ndërprerjes globale, miliona përdorues mbetën pa Outlook dhe Teams!

Microsoft shpall “Kod të Kuq” pas ndërprerjes globale, miliona përdorues mbetën pa Outlook dhe Teams!

November 24, 2026
Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane!

Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In