• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Borëbardha ha vetëm gjysmë molle

by
13/07/2015 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Opozita duket se ndodhet në dilemën për të zgjedhur mes PS-së dhe LSI-së. Mes Ramës dhe Metës. Apo mes dy gjysmave të së njëjtës mollë të kalbur, siç i quante dikur dy partitë e majta zoti Berisha. Zyrtarisht edhe sot opozita përpiqet të duket e barazlarguar nga dy palët, përveç zgjidhjes naive që i dha fushatës së saj të fundit kur identifikoi si kundërshtar kryesor jo PS-në apo koalicionin e majtë, siç do të ishte e udhës, por vetëm një pjesë të tij, siç ishte LSI. Në këtë drejtim ecën në mënyrë të papritur dhe aleati kryesor i PD-së, republikani Fatmir Mediu. Në një intervistë të gjatë tek MAPO ai flet për zgjedhjet e fundit dhe projektimin e aleancave politike në të ardhmen.

Në këtë sesion parlamentar ish-kryetari i PR-së Fatmir Mediu do të mbahet mend, së paku deri më tani, për dy konflikte shumë të fortë me dy drejtuesit e maxhorancës së majtë. Njëherë me Ramën, njëherë me Metën.

Me të parin sharjet kapën përmasë kozmike sa kohë me kryeministrin flitej për dimensionin e pafundëm të budallallëkut dhe kufinjtë e Universit.

Me Metën sherri ishte për zgjedhjet në bashkinë e Vorës. Por më shumë se me kryetarin e Kuvendit, kryetari republikan e nxorri inatin me dy deputetë të tij, Ramën e Bitrin të cilët i ftoi të dy veç e veç e të dy bashkë për një dorë grusht jashtë Kuvendit. Për të matur trimërinë në boksim dhe jo në fjalë siç po ndodhte. Mediu shprehu dhe dëshmoi politikisht dhe bindjen e tij për preferencat seksuale të dy deputetëve të LSI-së.

Herën e parë, arsyet për sherrin me kryeministrin nuk i kuptoi as Rama vetë, që ndërsa nuk ja përtonte debatit me batuta me republikanit, i përsëriste se nuk kishte asgjë personale me të dhe se ai po grindej kot.

Herën e dytë, sherri i tij me kryetarin e Kuvendit është shumë më i thellë sesa duket në sipërfaqe. Ai ka nisur me largimin e një deputeti të tij në rradhët e LSI-së, në një proces që ai e quan pazar, ndërsa deputetin “gjë të gjallë” dhe ka kulmuar me garën për bashkinë e Vorës. Momenti i bllokimit të fabrikës së miellit të kandidatit demokrat solli shpërthimin jo të zakontë të aleatit republikan. Dhe natyrisht me shumë të drejtë; kushdo do të reagonte në të njëjtën mënyrë për shkak të miellit sepse mielli zbulon, nxit dhe krijon pasione të fortë, të thellë e të luhatshëm.

Sot, në një intervistë të gjatë, Fatmir Mediu bën një zbulim të madh. Ai tregoi zgjedhjen e tij; përballë Ramës dhe Metës, do të preferonte të parin për një marrëveshje të mundshme të opozitës. “E djathta duhet që në moralin e saj të mos jetë oportuniste me të keqen apo të vrojtojë me veshët ngrehur se prishja e Ramës me Metën është zgjidhja jonë. Kjo është shkatërruese”, thotë ai duke theksuar se do të ishte “…më mirë një koalicion me PS-në sesa një pazar në kurriz të shqiptarëve me LSI-në”.

Një deklarim i tillë më shumë se moralin e Mediut dëshmon dhe njëherë humorin e opozitës në përgjithësi. E dalë sërish e humbur nga zgjedhjet e 21 qershorit, e gjendur në të njëjtën diferencë shifrash mes koalicionesh, duket se e djathta e sheh ardhjen në pushtet vetëm duke ju afruar njërës apo tjetrës “gjysme” të së majtës. Dhe kjo është logjika e aritmetikës së shifrave politike në vend.

Në 2009-ën Berisha përpara zgjedhjeve deklaronte se i shihte edhe PS-në, edhe LSI-në si dy gjysma të së njëjtës molle të kalbur. Vetëm pak javë më pas ai do të bëhej si Borëbardha; do të hante njërën gjysmë molle për t’u zgjuar në pushtet.

Gjashtë vjet më pas Mediu mendon ndryshe. Reformat konsensuale e natyrisht edhe pushteti, realizohen duke ngrënë gjysmën tjetër të mollës, gjykon ai. Pra, më mirë PS-ja dhe jo LSI-ja, siç ka dëgjuar “…gjatë dy fushatave të fundit eksponentë të PD-së…”

Eshtë ende herët të flitet për aleancat zgjedhore të 2017-ës, por një gjë është e sigurt që tani: dikush duhet ta hajë! Dikush duhet të bëhet sërish si Borëbardha dhe do ta hajë me siguri! Dhe Borëbardha në Shqipëri, sipas logjikës politike të shifrave, është e djathtë.

Next Post

23-vjeçarja zmadhon gjoksin por ka probleme me kurrizin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Telashe për Britney Spears! Të hënën në gjykatë… ja çfarë do t’i ofrohet

Telashe për Britney Spears! Të hënën në gjykatë… ja çfarë do t’i ofrohet

May 1, 2026
VIDEO / Dronët inteligjentë kapin mat nëpër Shqipëri ‘kamikazët’ në timon

VIDEO / Dronët inteligjentë kapin mat nëpër Shqipëri ‘kamikazët’ në timon

May 1, 2026
Kosova dhe Shqipëria heqin “traun”, nuk ka kufij gjatë sezonit veror

Kosova dhe Shqipëria heqin “traun”, nuk ka kufij gjatë sezonit veror

May 1, 2026
1 Maji në epokën e Inteligjencës artificiale: a do të ketë më punëtorë?

1 Maji në epokën e Inteligjencës artificiale: a do të ketë më punëtorë?

May 1, 2026
“The making of Albanians”

Fantazma e “8 Janarit” tek PD-ja

May 1, 2026
FOTO / Avokati Saimir Vishaj divorcohet nga gruaja: Iku ‘me vrap’ kur u sëmura me kancer!

FOTO / Avokati Saimir Vishaj divorcohet nga gruaja: Iku ‘me vrap’ kur u sëmura me kancer!

May 1, 2026
“Jeta e punëtorit, jo kosto biznesi!” Protesta në Tiranë, qytetarët kërkojnë më shumë siguri dhe të drejta në punë

“Jeta e punëtorit, jo kosto biznesi!” Protesta në Tiranë, qytetarët kërkojnë më shumë siguri dhe të drejta në punë

May 1, 2026
1 Maji në Shqipëri / Rriten aksidentet në punë, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025

1 Maji në Shqipëri / Rriten aksidentet në punë, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025

May 1, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

“BE është bekim për ne”, Rama flet për agjencinë italiane: Kur u pushtua Ukraina, kuptuan se…

May 1, 2026
Vrau me thikë vajzën, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq palestinezin: Rrezikon burg përjetë

Vrau me thikë vajzën, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq palestinezin: Rrezikon burg përjetë

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In