Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 210 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 198 lekë për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës do të jetë 173 lekë për litër në pakicë dhe 161 lekë për litër në shumicë, pa pësuar ndryshim me 8 lekë nga vendimi i djeshëm.
Vendimi hyn në fuqi sot, në orën 14:30 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.
“Bordi i Transparencës në datë 9 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%”, thuhet në njoftim.
Një ditë më parë Bordi i Transparencës uli me 4 lekë për litër çmimin e naftës, ndërsa la të pandryshuar çmimin e benzinës.











