• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bora dhe Donaldi film për historinë e tyre të dashurisë, personazhet kryesore çifti dhe…

by
12/11/2022 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është konsoliduar tashmë, duke jetuar një histori dashurie të zjarrtë.

 

Themi të zjarrtë, sepse çifti pas ribashkimit po shijon edhe suksesin në fushat e tyre. Kujtojmë se moderatorja po drejton “Dancing With the Stars”, duke korrur një tjetër sukses në karrierën e saj.

Nga ana tjetër, edhe Donaldi po vijon së bashku me Romeon në drejtimin e “Më lër të flas”. Por, duket se çifti nuk ka ndërmend ta ndalë këtu suksesin e tyre.

Planet e reja të dyshes tashmë janë përqendruar në biznes, duke rritur edhe të ardhurat e tyre. Bora sapo lançoi linjën e re të veshjeve të saj sportive, duke u përqendruar kështu edhe te kjo fushë.

Por, planet e reja të tyre, tashmë janë më shumë se kaq. Dyshja ka nisur edhe realizimin e filmit të tyre të parë. Detajet e para flasin se dyshja do të marrë përsipër edhe produksionin e këtij filmi, që pritet të jetë me disa seri e natyrisht që historia e tyre e dashurisë do të jetë në qendër të vëmendjes.

Me aq sa kemi mundur të mësojmë, kanë nisur tashmë edhe xhirimet e para, ku marrin pjesë të dy, por edhe kolegë të tyre. Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv.

Në rrjetet e tyre sociale, dyshja është treguar shumë diskrete, duke mos zbuluar detaje të reja nga ky projekt, që i çon në një tjetër nivel. Filmi pritet të jetë komedi, por edhe një histori dashurie e përfshirë nga situata dinamike.

E duke ditur famën që ky çift gëzon, pritet që miniseriali i tyre të ketë një sukses të madh. Por, planet e tyre nuk ndalojnë këtu. Nga ana tjetër, edhe Donaldi po orientohet në një fushë tjetër veç televizionit.

Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, aktori po hap një studio arkitekture me mikun e tij, aktorin, Blerim Destani. Dy djemtë, që prej kohësh kanë treguar se janë miq të mirë, tashmë i kanë hyrë punës shumë seriozisht.

Studio do të jetë në qendër të “Bllokut”, ku punimet janë drejt përfundimit për të mirëpritur dy personazhet e famshme që do ta drejtojnë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse me këtë angazhim të ri të tij, Donaldi do t’i ndërtojë 4 shtëpitë që premtoi kur doli nga “Big Brother”.

Ditët e arta për Borën e Donaldin nuk janë vetën në biznes, por edhe në historinë e tyre 4-vjeçare. Dyshja aktualisht po përgatitet për të marrë edhe një shtëpi së bashku. Pas shumë ulje e ngritjeve, çifti ka vendosur të bashkëjetojë, natyrisht edhe me Arborin.

Planet për shtëpinë e re janë vonuar pikërisht nga angazhimet e shumta që ata kanë në karrierën e tyre, por edhe në biznes. Vetëm pak javë më parë, në rrjet u përfol për një shtatzëni të moderatores.

Një parashikuese tha për “Shqipëria Live” se Bora është shtatzënë, mirëpo, moderatorja i hodhi menjëherë poshtë spekulimet gjatë natës së “DWTS”, duke shuar kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…Deri muajin tjetër prisni për një përgjigje tjetër”, tha Bora. Edhe pas kësaj deklarate, prezantuesja bëri që fansat të aludojnë se planet për të zgjeruar familjen mund të jenë shumë të afërta.

Ribashkimi i Borës dhe Donaldit kishte kohë që diskutohej dhe ishin fotot paparacë ato që kishin kapur mat çiftin gjatë të përditshmes së tyre. Por, u desh nisja e sezonit të ri të “Më lër të flas” që ata ta pranonin.

bora zemani2

Bora ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbulon për herë problemet që ata kanë pasur. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet.

“Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, thotë Donaldi. Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

Mes të tjerash, Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”. Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, Bora zbuloi se sot bënin një vit që ishin takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruar t’i dilte në krah Semit, pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.

”As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në “BBV”. I kisha thënë Semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vij. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po, ashtu erdhën situatat. Ishte situatë e krijuar, unë po komentohesha, duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin, ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha. Pjesa tjetër pastaj, ishte e paplanifikuar.

E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thashë që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ia jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”, tregoi moderatorja. E pyetur nga Romeo nëse ishte penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother”, Bora tha se duhet ta kishte menduar më mirë.

Sa i përket tradhtisë së Donaldit me Beatrix Ramosajn brenda BBV, Bora tha se për të ishte e vështirë sepse komentohej çdo gjë.

“Aq shumë! (qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë. Nëse do isha në atë moment prapë po do thosha, por nëse më pyet sot, do thosha jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia. Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”, rrëfeu Bora.

/e.d

Next Post
Bashkimi Evropian, propozim të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën

Bashkimi Evropian, propozim të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In