• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bombë në qendër të Oslos, policia parandalon tragjedinë

by Java News
09/04/2017 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sasi ekzplozivi është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar në Oslo të Norvegjisë, teksa autoritetet nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, e madje as atë të një sulmi të mundshëm terrorist.

Autoritetet kanë shoqëruar në polici një të dyshuar, por ende nuk kanë zbardhur detaje rreth asaj që ka ndodhur. Ngjarja vjen vetëm dy ditë pas sulmit terrorist në Suedi, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën mbi 15 të tjerë.

Autoritetet norvegjeze kanë mundur që të parandalojnë shpërthimin e një sasie eksplozivi në qendër të kryeqytetit Oslo, teksa ngjarja ka shkaktuar panik në rradhët e qytetarëve. Kanë qenë pikërisht këta të fundit që lajmëruan policinë në momentin kur panë një pako të dyshimtë, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë forca të shumta sigurie si dhe njësitë speciale të çaktivizimit të bombave.

Autoritetet formuan menjëherë një perimetër sigurie dhe më pas kanë kryer një shpërthim të kontrolluar. Forcat e sigurisë bënë të ditur se kanë shoqëruar në polici një të dyshuar, i cili mendohet se ka përgatitur gjithçka.

Ai po merret në pyetje, ndaj për të mësuar më shumë rreth asaj që ka ndodhur do të duhet të pritet për një komunikatë të dytë nga zyrtarët. Deri më tani, hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, përfshirë atë të një sulmi terrorist.

Ngjarja në Norvegji, erdhi vetëm dy ditë pasi një tjetër vend skandinav si Suedia u godit nga një sulm terrorist, ku një person drejtoi me shpejtësi të lartë një kamion në Stokholm duke vrarë katër qytetarë të pafajshëm, ndërkohë që 15 të tjerë mbetën të plagosur.

Ende nuk mund të konfirmohet nëse bomba e montuar në Oslo, ishte një sulm terrorist i mbetur në tentativë. Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë orëve në vijim do të sqarojnë më shumë të dhëna rreth ngjarjes.

c.a

Next Post
EMRAT/Arrestohen hajdutët e mishit në Krujë

Kontrollet, AKU gjoba e bllokim aktiviteti për 119 subjekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In