• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bomba me porosi nga Elbasani në Shkodër, dosja e shpërthimit në mes të qytetit

by Java News
08/02/2019 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

13 janari 2018 dukej një ditë brenda rutinës në qytetin e Shkodrës. Deri në çastin kur në afërsi të tregut shfaqet me makinën e blinduar Lulzim Kulla, një nga personazhet sfidues jo vetëm për kundërshtarët, por edhe për policinë. Në këtë çast, qetësia zëvendësohet me pamje lufte. Pasi Kulla ka parkuar pranë biznesit, menjëherë ndodh një shpërthim i fuqishëm dhe mes tymit, brenda pak sekondash, të plagosurit dhe kalimtarët e rastit përpiqen të largohen nga vatra e rrezikut.

Të rinjtë nga Elbasani, Argent Lulaj, Serxho Teta dhe Endri Copja konsiderohen nga prokuroria si autorët e atentatit që kishte në shënjestër Lulzim Kullën. Në përfundim të hetimeve, prokuroria i dërgoi ata të pandehur në gjykatë për veprën “vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme”, pasi, sipas prokurorisë, ata rrezikuan dhe plagosën edhe 7 persona të tjerë.

Në dosjen e dërguar për gjykim me tre të dyshuarit, që të 3 mohues për atentatin e telekomanduar, prokuroria përmend se eksplozivi ishte vendosur në një motoçikletë, që ishte transportuar më herët me një makinë me targat AA 801. Por, ky mjet shfaqet në kamera bashkë me një automjet tjetër që pas verifikimeve në sistemin e gjobave, kanë nxjerrë në dritë përdoruesit e tyre.

Siç pretendon prokuroria, automjeti është gjobitur pak ditë para atentatit dhe si shofer kishte 30-vjeçarin Copja. Ai, shpjegojnë prokurorët, në vazhdim rezulton me rekorde kriminale në qytetin e Elbasanit duke nënkuptuar se atentati ndaj të fortit të Shkodrës mund të jetë nënkontraktuar nga kundërshtarët e tij tek një grup aleat në Elbasan. Edhe mjeti tjetër që shfaqet në kamera në Shkodër ditën e ngjarjes i përket të dyshuarit tjetër Argel Lulaj.

Por, të dyshuarit mbajnë qëndrim mohues duke deklaruar se gjendeshin në Shkodër pasi kishin blerë 20 kilogramë hashash nga një person me emrin Toni, të cilit nuk ia kujtojnë më as mbiemrin dhe as numrin e telefonit.

Atentati ndaj Lulzim Kullës u hetua edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si akt terrorist, pasi aty pranë ishin edhe disa shoqata të huaja të cilat u ankuan për pasigurinë. Prokuroria pretendon se tashmë e ka zbardhur gjithë mekanizmin, megjithëse ende nuk ka përcaktuar saktë se sa ishte sasia e lëndës plasëse që shkatërroi disa biznese e plagosi 8 vetë./tch

/a.meta

Next Post
Cakaj takime me senatorë amerikanë: Shqipëria, aleat i vlerësuar dhe i rëndësishëm i SHBA-ve!

Cakaj takime me senatorë amerikanë: Shqipëria, aleat i vlerësuar dhe i rëndësishëm i SHBA-ve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Demokracia, kujtesë për vlerën e lirisë

September 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

September 15, 2026
Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

September 15, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

September 15, 2026
SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

September 15, 2026
Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

September 15, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

September 15, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

24 orë para verdiktit

September 15, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com