• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Bomba” e WSJ: Bill Clinton në krye, të famshmit në albumin e errët të Epstein

by A R
25/07/2025 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-Presidenti Bill Clinton figurojnë mes dhjetëra personazheve të njohur që i kanë shkruar Jeffrey Epsteinit për 50-vjetorin e lindjes.

Wall Street Journal raporton se këto letra ishin pjesë e një albumi të përgatitur nga Ghislaine Maxwell në vitin 2003, i cili përmbante mesazhe nga rreth 50 figura të njohura në botën e politikës, modës, biznesit dhe artit.

Sipas gazetës, “emri më i madh në album” është Bill Clinton, i cili në letrën e tij shkruante:

“Është e bukur apo jo, të kesh mbijetuar kaq gjatë, përmes viteve të të mësuarit dhe njohjes, aventurave dhe gjithashtu të kesh kureshtjen fëmijërore, dëshirën për të bërë ndryshim dhe për t’ju gjendur pranë miqve.”

Ndërkohë, Trump i kishte shkruar një letër me nënkuptime seksuale, ndërsa në një libër të tij të dhuruar për Epsteinin në vitin 1997, shkruante: “Jeff – Ti je më i miri! – Donald”.

Gazeta thotë se në këtë album, përfshiheshin letra nga:

Miliarderi Leon Black, i cili kishte shkruar një poezi me nënkuptime seksuale

Biznesmeni Les Wexner, që kishte vizatuar gjinj në mesazh

Stilistja Vera Wang, që i propozonte Epsteinit të merrte pjesë në reality-show-n “The Bachelor”

Avokati Alan Dershowitz, shpesh i përfolur për lidhjet me Epsteinin

Jean-Luc Brunel

Nathan Myhrvold, që i premtonte foto të pazakonta nga Afrika me kafshët


Politikanët britanikë Peter Mandelson, që në letër e quante Epsteinin “shoku im më i mirë”, dhe ambasadori britanik në SHBA, janë po ashtu pjesë e kësaj liste.

Gjithashtu edhe ish-bashkëpunëtorët e Epstein nga koha në firmën Bear Stearns: Alan “Ace” Greenberg dhe James “Jimmy” Cayne.

New York Times konfirmon po të njëjtat detaje, përfshirë një foto të pa ekspozuar më parë ku shfaqet Trump me Epsteinin dhe këngëtarin James Brown, megjithëse nuk dihet vendndodhja e saktë.

Ndërkohë, Trump ka paditur Wall Street Journal, Rupert Murdoch dhe dy gazetarë të gazetës për shpifje dhe dëmtim imazhi, pas publikimit të artikujve për letrën e tij ndaj Epstein.

Next Post
Pas 41 vitesh burg, Abdallah lirohet nga Franca, burgimi më i gjatë për konfliktin izraelito-palestinez

Pas 41 vitesh burg, Abdallah lirohet nga Franca, burgimi më i gjatë për konfliktin izraelito-palestinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In