Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të diskutojnë me Real Madridin një marrëveshje të mundshme shkëmbimi mes Cristiano Ronaldos dhe Gianluigi Donnarumma.
“Nëse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid dhe ata e duan Donnarumma, atëherë ne jemi gati të flasim me Florentino Perezin”, ka deklaruar drejtori i Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli.
Gianluigi Donnarumma, i cili ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Milanin, po kërkohet nga Real Madridi.
Kurse, Milan do të mundohet që të përfitoj nga kjo situatë, duke tentuar transferimin e Cristiano Ronaldos, i cili ka paralajmëruar largimin nga Real Madridi. /a.m.