• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Bomba’ e juristit të OSHEE: Është paguar për vrasjen time, të dënuarit kanë dalë natën duke vrarë me pagesë

by Java News
27/09/2017 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhin Ndërkombëtar, Romeo Karaj ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket sigurisë së burgjeve.

Karaj deklaroi përmes një postimi në Facebook se sipas informacioneve që diponon, shumë të dënuarve për krime të rënda i është krijuar mundësia për të dalë nga burgu.

Ish-juristi i OSSH saktëson se në bazë të burimeve të tij ky abuzim ka ndodhur gjatë kohës kur krerët e burgjeve kanë qenë të vendosur nga opozita e sotme duke përfshirë këtu Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Më tej, Karaj thotë se të burgosurve i krijohej mundësia që të dilnin jashtë me kusht që të kryenin krime të rënda në favor të të interesuarve.

Ai thotë se diçka e tillë është bërë edhe për eliminimin e tij fizik pas denoncimit publik që i bëri familjes “Berisha” ku solli dhjetra fakte mbi të ashtëquajturën “vjedhja e dekadës” me të akuzuarin kryesor djalin e ish-kryeministrit.

Postimi i plotë

Para dy ditesh, nje miku im, qe jeton jashte, teper i shqetesuar me vuri ne dijeni se: kriminele te denuar me burgim te perjetshem, dalin naten nga burgu, bejne vrasje me pagese, dhe gdhihen perseri te qete ne burg, nen mbrojtjen e shtetit. Po dje mora nje rikonfirmim te ketij fakti.

Behet fjale, pikerisht per burgun 302 ne Tirane, ku rrijne pjesa me llum e krimit, qe kane marre peng kete vend.

Te dalesh nga burgu naten, te besh biznes duke vrare me pagese, sipas porosive nga lart, dhe te kthehesh ne mengjes, do te thote se, alibia eshte e plote, e besueshme dhe e pakundershtueshme.
Keshtu shpjegohen vrasjet pa autor dhe pa shprese per t’u zbardhur.

Kjo gje ka ndodhur, sipas asaj qe me eshte thene, kryesisht nen administrimin e burgjeve nga bandat PD dhe LSI.

Keshtu shpjegohet pasurimi i pabesueshem i drejtorave te burgjeve, te cilet sot po zhgerryhen ne lluksin e krijuar nga pagesat e killerave.

Disa nga keta funderrinat e burgjeve, kane dale te paguar per te realizuar edhe vrasjen time, por qe nuk ia kane arritur dot.

Keto funderrina, si dhe urdheruesit e paguesit e tyre te cdo lloji e rrangu, do te me kene perballe dhe ju bej me dije se, kunderpergjigja ime ndaj tyre, do te jete direkte, frontale dhe e pameshirshme.

Ne pergjigje te cdo agresioni ndaj meje, do t’i godas keto funderrina ne cdo pike te tyre, te pasurise se tyre, te familjes se tyre dhe shoqerise mbeshtetese se tyre, derisa emri te mos ju degjohet.

Sali, Ilir, Ismailaj dhe jevgjit killera mbas jush, une po ju pres.

Ne luften time ndaj jush, i jam mbeshtetur Zotit, dhe nuk ma ndjen nese e gjithe karakatina e qelbur qe quhet shtet, eshte kundra meje.

Une ju sfidoj t’a coni deri ne fund ate qe keni nisur.

Deri tani jam marre me korrupsionin, por si duket ka ardh dita te merrem edhe me funderrinat e krimit.

Next Post
Familja shqiptare gjen 115 mijë euro në Llogara, i dorëzon në polici

Familja shqiptare gjen 115 mijë euro në Llogara, i dorëzon në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

June 23, 2026
Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

June 23, 2026
Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

June 23, 2026
Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

June 23, 2026
Kërcënimet me bombë në Xhorxhia, çfarë po hetojnë zyrtarët e inteligjencës amerikane

Penetroi të gjitha sistemet amerikane/ Pse administrata Trump i dha Anthropic vetëm 90 minuta për të tërhequr modelin e saj më të ri të inteligjencës artificiale

June 23, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

June 23, 2026
“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

June 23, 2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

June 23, 2026
Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

June 23, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In