• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Familja shqiptare gjen 115 mijë euro në Llogara, i dorëzon në polici

by Java News
27/09/2017 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një familje turistësh shqiptarë gjetën një sasi prej 115 mijë eurosh në Llogara, para të cilat i dorëzuan në polici. Në një njoftim të sajin, policia e Vlorës, teksa falenderoi çiftin për xhestin e tyre sqaron gjithashtu se kjo shumë është sekuestruar, pas verifikimit se kujt i përkisnin këto para.

Kështu, për rastin në fjalë janë proceduar penalisht dy ukrainas për mos deklarim të ardhurash në pikën e kalimit kufitar.

“Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brendësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë Euro, të gjetur në zonën e Llogarasë”, thotë policia në një njoftim të sajin.

Çanta është gjetur nga një familje turistësh shqiptarë në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat dhe e dorëzoi atë pranë policisë. Pas kësaj, në polici ka mbërritur një telefonatë nga një tjetër person, i cili ka raportuar se çanta ishte harruar nga dy ukrainas.

“Në përfundim të hetimeve nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë, si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur procedimin penal për S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë”, thuhet më tej në njoftim.

Për pasojë paratë janë sekuestruar ndërsa policia falenderon familjen që dorëzoi çantën.

a.ç

 

 

 

 

Next Post
Arrestohen 11 neo-nazistë në Britani, dyshohen për disa sulme terroriste

Arrestohen 11 neo-nazistë në Britani, dyshohen për disa sulme terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com