• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bomba” e Ahmatajt pas humbjes në Korçë: Kam paraqitur dorëheqjen, te Tirana mendojnë si të largojnë trajnerin…

by Java News
23/11/2019 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj ishte mjaft i zhgënjyer në përfundim të takimit në Korçë ndaj Skënderbeut, ku bardheblutë humbën 2-1. Ai deklaroi se është i zhgënjyer me mënyrën se si skuadra pësoi gola dhe tha se i ka dorëzuar dorëheqjen presidentit Halili.

U duk sikur i falët një pjesë loje Skënderbeut?

Rezultati është një zhgënjim shumë i madh, por nuk mendoj se i falëm një pjesë loje. Pësuam në dy momente, ku ishim në superioritet numerik, ndaj më vjen keq që marrim gola të tillë, ashtu si nuk zgjidhim mirë situatat në sulm. Këto gjëra rregullohen, pro më vjen keq pasi këtu përpara se të fillosh punë, mendojnë të heqin trajnerin. Unë i kam paraqitur dorëheqjen presidentit Halili dhe nëse mendojnë se jam unë e keqja, nuk ka nevojë të më heqin, pasi largohem vetë. Më habit shumë mënyra se si i marrim golat.

Mos ndoshta është reagim emocional?

Nuk ka lidhje me ndeshjen, por me atë që ndodh edhe jashtë fushe dhe kur gjërat lidhen bashkë, arrij në këtë konkluzion.

Tirana nuk sposton lojën nga një krah në tjetrin dhe nuk e shpërndan në vijë të drejtë…

Jam dakord, por edhe sot ne e kishim përgatitur mjaft mirë takimin, ndërsa në fushë lojtarët nuk bëjnë atë që bëjmë në stërvitje. Kemi punuar shumë me goditjet standarde, por sot nuk na funksionoi asnjëra prej tentativave. Vendi i punës nuk mbahet me zor, ndaj ose jemi të gjithë bashkë, ose nuk ia vlen të vazhdojmë më.

A ka mundësi kthimi pas?

Nëse gjërat nuk rregullohen ashtu si duhet, atëherë nuk do të vazhdoj më. Ose e bëjmë punën si duhet, ose nuk ia vlen. Unë e dija situatën, por nuk e mendova kaq rëndë. Është në të mirë të skuadrës, që të ndryshojnë ujërat në të gjitha drejtimet./Supersport

g.kosovari

Next Post
Nisin punimet për ujësjellësin e ri në Durrës/ Sako: Mbajtëm premtimin

Nisin punimet për ujësjellësin e ri në Durrës/ Sako: Mbajtëm premtimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com