• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisin punimet për ujësjellësin e ri në Durrës/ Sako: Mbajtëm premtimin

by Java News
23/11/2019 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra familje të njësisë administrative Katund i Ri, në të cilën përfshihen fshatrat: Jubë, Erzen, Qerret, Katund i Ri, Fllakë, Sektori Rinia, Mamëz dhe lagjja mirditore në Durrës kanë marrë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm.

Bashkia po vijon me ritme të shpejta punën për një prej projekteve më madhore, një kërkesë kjo e vazhdueshme prej mëse 30 vitesh e banorëve të zonës. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako e cila ka postuar në Facebook edhe fotot nga kantieri i ri i ndërtimit ku po punohet për ta vënë sa më parë në punë.

“Premtuam që do fillojmë ndërtimin e ujësjellësit të ri dhe e mbajtëm fjalën. Ky është një projekt jetik për qindra familje të kësaj zone e cili u jep zgjidhje përfundimtare problemit të furnizimit me ujë, një problem i trashëguar në mbi 30 vite. Bashkë me miqtë tanë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) po punojmë që pas ndërtimit edhe të rrjetit kryesor dhe atij shpërndarës, të bëjmë lidhjen me matësa. Po investojmë çdo ditë, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve tanë. Ne mbajmë premtimet tona”, shkruan Sako.

Kjo zonë do të furnizohet me ujë nga burimi i Fushë Kuqes. Projekti për zonën e njësisë administrative Katund i Ri parashikon edhe ndërtimin e 59 km rrjet kryesor dhe 55.7 km rrjet shpërndarës. Në përfundim të këtij investimi do të bëhet furnizimi i zonës me ujë 24 orë.Pak ditë më parë, Kryetarja e Bashkisë Durrës zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) për të nisur një seri investimesh me Ujësjellës Kanalizime që do të përmirësojnë furnizimin me ujë të pijshëm dhe grumbullimin e ujërave të ndotura për gjithë qytetin.

g.kosovari

Next Post
Bashkia e Tiranës vlerësohet me një tjetër çmim/ Mazniku: “Frymëzim sesi mund të ndryshojnë gjërat

Bashkia e Tiranës vlerësohet me një tjetër çmim/ Mazniku: “Frymëzim sesi mund të ndryshojnë gjërat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com