• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bollino: SPAK të bëjë një investigim financiar për dhëndrin e Berishës. S’mjafton vetëm kjo dosje

by Java News
23/10/2023 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në “Real Story” në ABC, gazetari Carlo Bolino theksoi se SPAK konfirmoi sipas tij atë investigim që ka publikuar një vit më parë. Gjithashtu ai shton se SPAK duhet të bëjë një investigim financiar mbi dhëndrin e ish –kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk është një çështje personale, por një konfirmim që vërteton disa akuza. Në investigimin tonë kemi parashtruar se shumica e dokumenteve që sot janë pjesë e SPAK. Nga dokumentet e SPAK del ajo që kemi publikuar para një viti. Me urdhër të vendimit të Berishës, ka ngarkuar dy ministra, ka ndryshuar një ligj, për të lejuar një privatizim që sot është epiqendra e një skandali. Edhe SPAK ka evidentuar ato që ne i kemi evidentuar para 1 viti. Klubi Partizanit është dorëzuar nëpërmjet një shkelje të dukshme procedura.  Nuk jam në gjendje të konfirmoj dëmshpërblimin nga koha e fashizmit. Me siguri ishte listuar si një parcelë, por nuk kemi gjetur dokumente shitje. Mos harrojmë që babai i Jamarbër Malltezit ka qenë drejtoj i Arkivit të Shtetit. Por përveç aspektit teknik, dua të them se nga njëra anë kemi një qeveri që ministra ishin në dispozicion të familjes së Berishës për të konkluduar procedura.

Por nga ana tjetër gruaja e Jamarbër Malltezit ka deklaruar se disponononte 39 mijë dollarë dhe kjo e ka lejuar Jamarbër Malltezin ta bëjë bashkëpronar. Por mungon pjesa e dytë e investimit, sepse SPAK ka folur vetëm për pjesën e parë. Ajo që mungon është pjesa e dytë e investimit që është bërë në vitin 2022, ku ai ka marrë pjesë në një tjetër leje ndërtimi bashkë me Fatmir Bektashin, ku është bashkëpronar 50 % të një investimi 22 mln euro të deklaruar zyrtarisht. Pra ka marrë pjesë me shumën 11 mln euro, Jamarbër Malltezi. Por ku i ka gjetur këto para, cila është origjina, mendoj se pjesa e skandalit më e rëndë që prek direkt figurën e tij dhe indirekt edhe Sali Berishën është se SPAK duhet të bëjë një investigim financiar mbi Jamarbër Malltezit, nuk mjafton vetëm kjo dosje”, tha ndër të tjera ai./m.j

Next Post
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Grushti i dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In