• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Boll me Shqipërinë sovjetike!

by Artan Fuga
24/05/2016 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

A do të ketë ndonjë ditë ndonjë strategji muzeale si duhet ky vend, apo do të rënkojë e vuajë paprerë nga një paraqitje muzeale sipas metodës zhdanoviste – sovjetike që e ka mbërthyer për fyti të gjithë të kaluarën tonë dhe nuk po na le as ta mësojmë, as ta thithim, as të ushqehemi prej saj ?

Shkon në muzera që pretendohet se do të të tregojnë botën, mentalitetin dhe artin ilir, dhe nuk gjen gjë tjetër veçse pothuajse enë, monedha, shtylla, gurë mermeri të kulturës helenike, shprehje e komuniteteve helenike e greke në ato vend-qendrime urbane të kohës. Shkon për ilirë e mëson helenët.

Shkon për të vizituar kisha e muze të vendeve të shenjta, dhe brenda të propozojnë artin e bërë atje, por jo besimin dhe kulturën shpirtrore. Në Korçe të shpjegojnë artin mesjetar, por jo trashëgiminë në besime. Shkon në Voskopojë, Kishat i kanë lënë të humbasin në ferra e akoma si kazerma. Në Berat, Kishat nuk janë veçse vende për të ekspozuar pikturat e Onufrit në planin estetik.

Nuk e di more ti se shqiptarët kanë pasur besime të cekta fetare??? Cfarë fyerjeje për kombin!!! Kanë ndryshuar fenë sipas pushtuesve që kalonin? Se feja nuk është autentike shqiptare por e ka sjellë okuptaori??? A thua se grekërve nuk ua solli okupatori, se gjermanëve, francezëve, rumunëve, dreqit e të birit nuk ua solli okupatori sepse feja monoteiste ka vatrat e saj të mëdha nga ku nuk shpërndahet me misionarë a me shpatë, a me të dyja bashkë!

Shkon në Muzeun e Gjergj Kastriotit në Krujë dhe brenda ndodhesh sikur je në pallatin e kongresve, Gjoja i rinovuar nën totalitarizëm pa i lënë gjurmë gjë pe gjeje kështjelles të këtij fisniku. Edhe atë si Hero e paraqesin si të vetmuar, Ai dhe populli, sipas skandaleve ideologjike të kohës moniste, si raport ekskluziv i udhëheqësit me masat, pa asnjë forcë a individë tjetër që kontribuon njësoj si ai.

Kështjellat që ishin pika rrezistence ndaj osmanit okupator, na i pajisin me pllaka si të themeluara nga osmani që i shkatërroi dhe i rindërtoi pjesërisht si garnizone por duke zhdukur autoktoninë kulturore vendase.

Kalatë pa treguesa e pa pllaka. Kalaja e Beratit pa një shtëpi muze beratase.

Muze për folklorin, për mitet dhe besimet, këngët e vallet popullore, as bëhet fjalë.

Edhe muzeu i fotos Marubi në Shkodër promovohet nëpër studio televizive si shërbim fonoteke për shqiptarët që duan të gjejnë gjyshen me gjyshin në resme, dhe jo si art i madh modern i kohës në risinë dhe prurjet e tija madhore në jetën e vendit.

Muze për genocidin kundër çamëve, kosovarëve, klerit, – as bëhet fjalë.

Muzeu historik i bunkerizuar pas mozaikut me atë femrën e frikshme që mban në duar flamujt, armë a sopata…

Muzeu bunker dhe bunkeri muze.

Pak më tej, bunkeri i vërtetë mbrojtur nga organet e rendit si muze.

Shtëpia me gjethe muze, muzeut të vërtetë i kanë rënë gjethet.

Ekspozimet si të shekullit të kaluar në kulturën muzeale.

Pallati mbretëror i pavizitueshëm.

Identitetin e shohin si largim nga Perandoria osmane, pra në referim me të, a thua se nuk kishte njê Mesjetë paraosmane shqiptare, a thua nuk kishte parardhës që prisnin këtej kryqtarë, që dëgjonin predikimet e shën Palit në Selanik, nuk kishte ilirë që deportoheshin si skllevër në Romë, etj.

Muze për kulturën e minoriteteve dhe gjuhëve etnike në trevat shqiptare, as bëhet fjalë, është herezi për burrërinë tonë centralizuese.

Minoritetet të rrinë mirë atje ku janë, pak klasa si shkolla aty këtu, pa teatro e kinemara, pa subvencionime për grupe muzikore, pa minutazh transmetimi në televizione. Nuk është totalitarizëm i djathtë e nacionalizëm kulturor ky, e ke gabim!

Madje edhe komuniteteve fetare, shteti duhet t’ua aprovojë krerët si në kohën e Naltmadhnisë, pa pranuar se kohët kanënë ndryshuar në këtë botë në demokratizim.

As bëhet fjalë të gjenden muzera lokale për fisnikët shqiptarë që ngritën krye në provinca kundër Perandorisë. Cfarë the? Për ata banditë që u bënë pashallarë duke vrarë e duke grabitur? A thua se fisnikët e vendeve të tjera ua dha pasuritë vetë Zoti!

Cfarë mazokistësh që jemi!

Muze për kanunet e Veriut e Jugut? Perlat tona juridike i paraqesin si alergji të shqiptarëve ndaj ligjit.

As mos të shkojë ndër mend të kërkosh mbetjet romake, latine, në arkeologji, sepse i kanë zhytr gjoja padashje nga urrejtja poshtë pallateve të shëmtuar, në bodrume via ignatia…

Edhe në gjuhë, se mos përmendni shprehjen se shqipja ka lidhje me gjuhët latine… Jo, jo është vetëm dhe eksluzivisht indoeuropiane, pellazge, etruske, ndonëse nuk ka mësues gjuhe ta dijë se çfarë do të thotë saktësisht kjo gjë, a thua se gjuhët latine nuk zbresin edhe ato përtej kohëve të errta pararomake…

Kulturën dhe shkencën mbi Shqipërinë e kemi sovjetike, politikën gjoja e duam europiane.

Koka andej trupi këtej.

Të grrinë Ali pasha të grrinë.

Next Post

Minorenia nga Tirana tronditet me mesazhin që gjen në INBOX

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In