Gjergj Bojaxhi i është referuar gjuhës vulgare të parlamentit të ditës së djeshme, si një shembull që tregon më së miri se qytetarët duhet të marrin në dorë drejtimin e vendit, duke deklaruar se vota e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm duhet të shërbejë si një mësim për politikanët shqiptarë.
“Tashmë nuk përbën më çudi që në parlamentin shqiptar të diskutohet mbi gjithçka të imagjinueshme apo të paimagjinueshme dhe ligjet të tejkalohen në plan të dytë. Nuk përbën më çudi as fjalori i papërshtatshëm dhe aq më pak replikat personale. Kjo sjellje e klasës politike nuk na suprizon më.Por vazhdon të na turpërojë,” tha Gjergj Bojaxhi.
Anëtari themelues i Partisë Sfida për Shqipërinë i bën apel qytetërëve që “të marrim në dorë drejtimin e vendit”. Zgjedhjet janë afër, thotë ai, dhe vota le të shërbejë si mësim për këtë klasë politike. Duhet dhe meritojmë të drejtohemi dhe të përaqësohemi nga vlerat, dhe jo antivlerat. Sfida është e madhe por, së bashku, do ia dalim.