• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bojaxhi “ndez sfidën”: Gati të përballem në publik me Kosova-Veliaj

by
30/04/2015 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi i ka hapur “luftë” kandidatëve të dy forcave kryesore politike Halim Kosova dhe Erion Veliaj. I ftuar në studion e televizionit Neës24, Bojaxhi është shprehur se është i gatshëm për debat publik me të dy kandidatët partiakë për të diskutuar mb problemet dhe zgjidhet që ata mund të ofrojnë për Tiranën.

Në fjalën e tij Bojaxhi tha se kryeqytetit i nevojitet një drejtues që mendon për interesat dhe nevojat e qytetarëve, dhej o për interesat e forcës politike nga ai vjen. Ai tha se kandidatura e tij sjell për Tiranën një model të ri qeverisje në nivel lokal, ku në fokus janë nevojat e qytetarëve, dhe zgjidhja e problematikave me të cilat ata përballen çdo ditë.

“Ka një segment të madh të shoqërisë në Tiranë që jemi një shumicë dhe partitë politike nuk e ofrojnë këtë. Kjo klasë politikë nuk përfaqëson qytetarët. Po bëj diçka që shumë prej nesh e mendojnë dhe e bisedojnë dhe do të donin që të ndodhte. Ne nuk kemi më drejtues të pushtetit lokal e qendror që nuk mendojnë për qytetarët,por për interesat e partive. Ne nuk mund të flasim për një program pasi nuk lejon Kodi Zgjedhor për të bërë fushatë. Shqetësimi kryesor vjen nga politika që ne kemi dhe për raportet sesi drejtuesit e kaluar e kanë përdorur Tiranën, qoftë për të fituar vetë politikisht, qoftë për ta përdorur si trampolinë për më tej. Tiranës i duhet një individ që të punojë për qytetarët dhe jo për interesat e tij politike. Sot situata në kryeqytet është e rënduar, pasi ka shumë problematika për qytetarët. Nëse nuk zgjidhim problemet për qytetarët, situata do të vijojë e tillë. Mendoj se të gjitha këto probleme janë të zgjidhshme. Por gjithçka varet nga kostot”, tha Bojaxhi.

Duke u shprehur se klasa politike në vend nuk di si t’i dëgjojë qytetarët, Bojaxhi tha se deri më tani Bashkia e Tiranës është përdorur për luftë politike.

“Duhet të shprehemi drejtpërdrejt për disa nga çështjet më shqetësuese, dhe nuk duhet t’i lëmë në dorë forcave politike, sepse për shkak të kësaj ne sot kemi një kryeqytet që është shumë larg standardeve evropiane. Klasa politike në vend ka problemin se nuk di t’i dëgjojë qytetarët. Rama e ka përdorur bashkinë e Tiranës për të bërë luftë politike. Ne nuk duam ta përdorim Bashkinë e Tiranës si llogore kundër qeverisë. Bashkia e Tiranës është përdorur për luftë politike”, tha ai

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

VIDEO/ Rusia tregon forcën, prezanton armën më të fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In