Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi foli sot për planin e tij mbi mirëmenaxhimin e këtij institucioni. Ai theksoi se ndryshimi i Tiranës mund të fillojë vetëm nga ndryshimi i Bashkisë. Bojaxhi u shpreh se Bashkia ka qenë e keqmenaxhuar e madje e braktisur nga drejtuesit e saj dhe se prioriteti i tyre kanë qenë lejet e ndërtimit dhe aktivitetet partiake.
“Flitet për shkatërrim sikur të jenë akte të pashmangshme natyrore. Është e qartë se askush nuk guxon të akuzojë sepse klientët i kanë të përbashkët. Politika është e gjitha e bashkuar rreth të njëjtëve biznesmenë. Nëse Bashkia e Tiranës nuk çlirohet nga klientelizmi dhe korrupsioni asgjë nuk do të ndryshojë në këtë qytet” – tha Bojaxhi.
Ai premtoi ulje të shpenzimeve administrative të Bashkisë deri në 2 milionë euro = brenda vitit të parë.









