Kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë Gjergj Bojaxhi foli sot për një nga problemet më të rëndësishme të Tiranës shkollimin me dy turne në arsimin 9-vjeçar. Bojaxhi u shpreh se është e papranueshme që sot të ketë dy turne në shkollat e Tiranës. Kjo gjë jo vetëm ndikon cilësinë e shkollimit të fëmijëve, por krijon vështirësi të mëdha për prindërit dhe kujdesin e tyre ndaj fëmijëve.
Bojaxhi theksoi se vizioni jonë për Tiranën është ai i një qyteti që ofron jo vetëm banesë por të gjitha shërbimet dhe mundësitë për një jetë cilësore dhe dinjitoze. Koncepti jonë për qytetin është që çdo zonë ka nevojë për kopshte, shkolla, lulishtet, këndet e lojrave dhe objekte të tjera sociale dhe ekonomike për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e jetës.
Një ditë më parë Bojaxhi tha se parkimet nëntokësore do të krijojnë mundësinë që çdo lagje të këtë një lulishte apo kënde lojrash mes tyre.









