• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojaxhi: Amerikanë, jeni tetë vjet të vonuar me dënimin e Berishës!

by Java News
29/05/2021 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DASH sipas aktivistit Gjergj Bojaxhi e ka dhënë vendimin non grata me vonesë për ish kryeministrin Sali Berisha.

Siç u shpreh ai në emisionin “Arnautistan” në MCN TV qytetarët shqiptarë e votuan Berishën jashtë qeverisë në 2013-ën për shkak të perceptimit të korrupsionit.

Ai shtoi se ajo çfarë nuk i pëlqen në këtë histori është fakti që amerikanët kanë hyrë kaq thellë në çështjet politike dhe drejtësisë në Shqipëri.

“Në 2013-ën votuesit shqiptarë e dhanë verdiktin e tyre se kush ishte Berisha. Në 8-vjeçarin kur ai ishte kryeministër Shqipëria pati zhvillim ekonomik, u bënë punë dhe investime publike dhe qytetarët e votuan jashtë pushtetit jo se nuk kishte bërë punë, por për shkak të perceptimit të korrupsionit, kështu që heqja nga pushteti e Berishës ishte një akt që qytetarët shqiptarë e bënë për këtë arsye.

U përqëndrova tek korrupsioni më shumë, por qytetarët janë bazuar edhe tek elementët autokratikë, kështu që në një këndvështrim amerikanët janë tetë vite me vonesë.

Do kishin qenë miqtë më të mirë po ta kishin bërë këtë 8 vite më parë. Ajo që s’më ka pëlqyer është që kjo nuk është standarde e politikës së jashtme. Fakti që amerikanët kanë hyrë kaq thellë në çështjet politike dhe drejtësisë në Shqipëri nuk është në aspektin normal të DASH dhe duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të kalibruar.

Nuk është se ata hoqën një peron autoritar dhe zgjodhën një engjëll, por në kemi rënë nga shiu në breshër. Mendoj se në kushtet kur kemi nivel edhe më të lartë korrupsioni do ishte me vlerë që sistemi i drejtësisë të godiste. Të godasësh dikë që po e bën këtë sot është drejtësi funksionale”, tha Bojaxhi.

g.kosovari

Next Post
“U ulëm në lokal dhe aty…”/ Vranë “Flor Qorrin” pasi konsumuan alkool, lihen në burg dhëndri i Qazim Sejdinit dhe shoku i tij

“Do bëjmë ca muaj burg, por mos e rruaj”/ Si planifikojnë të fshehin vrasjen e “Flor Qorrit”. Zbardhen përgjimet e Sanxhaktarit me bashkëpunëtorin

Comments 2

  1. dashamiri says:
    5 years ago

    Ou bravo e kuptoi dhe bojaxhiu me ne fund se me ato fillime skishte asnje lloj mendimi negativ per baba Salen,tani qe kete te fundit po e sulmon i madh e i vogel tha dhe ky te them ndonje llaf

    Reply
  2. Vani says:
    5 years ago

    Ky eshte mosmirnjohes ndaj Berishes.

    Reply

Leave a Reply to Vani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In