• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bode: Qeveria po rrit taksat, ‘thesi’ janë qytetarët…

by A R
08/11/2017 17:45
Deputeti i PD Ridvan Bode, duke hyre ne seline e Partise Demokratike, ne nje takim me aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje me situaten politike ne vend.

Deputeti i PD Ridvan Bode, duke hyre ne seline e Partise Demokratike, ne nje takim me aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje me situaten politike ne vend.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Financave në kohën kur qeveriste PD-ja, Ritvan Bode teksa komentoi buxhetin 2018, theksoi se ky nuk është një program që parashikon rritje ekonomike. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Bode pohoi se me këtë buxhet, sektori i bujqësisë është lënë jashtë vëmendjes.

Mes të tjerash Bode u ndal edhe tek vendimi i qeverisë për paketën fiskale, ndërsa shtoi se kjo do të shoqërohet me rritje taksash që do të rëndojnë për qytetarët e thjeshtë. Bode tha se thesi nga e cila qeveria do të nxjerr të ardhurat shtesë është buxheti familjar.

“Qeveri vjen me një paketë fiskale që në thelbin e saj rrit taksat. 48 mln dollarë taksa shtesë neto. Në total po ti marrim këto 5 vite janë 5 mln dollarë taksa shtesë për qytetarët, pasi janë taksa konsumi, që janë shtuar gjatë kësaj periudhe. Qeveria e sheh se nuk ka si të rrisë konsumin. Kjo taksë e re që vendoset godet konsumin, pasi rëndojnë qytetarët e thjeshtë. Kemi rritje po ashtu të disa taksave që cilësohen si taksa mbi konsumin. Qeveria ka deklaruar se do shkojë deri në tavanin poshtë 20 mijë lekë të reja në vit. Qeveria i kontribuon në mënyrë negative konsumit, dhe rritja e pensioneve nuk deklarohet qartë. Shuma e vendosur në buxhet do jetë e mjaftueshme për shtesat e reja. Nuk mendoj se për 2018 të bëhet rritje pensionesh apo pagash. Mendoj se është vënë në qendër të goditjes nga pikëpamja e taksave. Thesi nga e cila qeveria do të nxjerr të ardhura shtesë është buxheti i konsumit familjar”, tha Bode.

Demokrati tha se është kundër faktit që qeveria të marrë borxh, që sipas tij është i padeklaruar dhe se nuk do t’i shërbejë vendit dhe as zhvillimit ekonomik.

“E kam denoncuar idenë për të filluar marrjen e një borxhi të padeklaruara, me shuma të mëdha dhe me periudha afatgjate. Mund të përfitojë një rritje të përkohshme, por nuk përfiton dot. Nuk mund të themi se është investim i shëndetshëm që po lufton papunësinë. Këto krijojnë iluzione të gabuara, pasi duket sikur kemi rritje ekonomike. Nuk mendoj se është sektori që mund të mburret që po rrit ekonominë. Janë të tjera politika që japin një rritje të qëndrueshme. Forcimi i barrës së taksave dhe rritja e represionit të qeverisë janë shenja të këqija që i kontribuojnë shtimit të pasivizmit. Burimet hidrike janë në minimumin e tyre. I gjithë rajoni i përfshirë nga thatësira. Kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike.”, theksoi ai./a.m.

Next Post
“Kur lindi partia” – Fotot e rralla të 76 viteve më parë (GALERI)

"Kur lindi partia" - Fotot e rralla të 76 viteve më parë (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com