Gjatë emisionit italian “Tiki Taka”, ish-sulmuesi i Inter-it, Bobo Vieri, ka folur për situatën e Mauro Icardi-t, me bashkëshorten-menaxhere të këtij të fundit që ka qenë e pranishme.
“Icardi? Duhet të luajë. Heqja e shiritit nuk duhet të ketë rëndësi”, ka thënë legjenda e zikaltërve, i cili më pas i ka dhënë edhe një mesazh Wanda Nara-s.
“Nëse menaxheri i shokut tim të skuadrës do të kishte thënë gjërat që ka thënë Wanda, unë do të kisha kapur për fyti lojtarin dhe menaxherin”, ka thënë Vieri, pergatiti Tema.