• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bluza e re e Leo Messit: Të q… penalltitë

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leo Messi bëhet “i gjallë”. Që ishte “arratisur” pa destinacion të qartë, me pushime, bashkë me familjen e tij, kjo dihej. Mediat botërore kishin shkruar për këtë gjë, duke nënvizuar nevojën që do të ketë ylli argjentinas për të mbledhur veten dhe riparë me qetësi vendimin e paralajmëruar të tij, për tërheqje nga kombëtarja, meqë dështoi në një tjetër finale, atë të “Copa America”, 2016. Ai ndodhet në Bahamas, ku po shijon pushimet me bashkëshorten, Antonella, dhe dy djemtë.

Faqja e njohur ndërkombëtare e lajmeve pikante sportive, “101greatgoals.com”, ka publikuar sot një fotografi të yllit argjentinas, me diçiturën “Leo Messi in the Bahamas!” Por, përtej zbulimit të destinacionit të pushimeve të këtyre ditëve të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, në bluzën që ka veshur Messi shohim edhe një shfryrje të dufit, me një stampim në anglisht: “F..k penalties”.

Kujtojmë se në finalen e “Copa America”, viti 2016, Argjentina u mund nga Kili falë goditjes së 11-metërshave, ndërsa koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyll pa gola, në baraspeshë të plotë.

Ishte Leo Messi, ai që mori guximin të ekzekutonte penalltinë e parë për të tijtë, por gaboi, duke “shtruar rrugën” e dështimit së këndejmi të të tijve ndaj Kilit. Disfata e përloti yllin e Barcelonës, madje bëri të dilnin nga goja e tij fjalë lamtumire nga kombëtarja. Megjithatë, dje dhe sot është shkruar se Lionel Messi ka ndryshuar mendje në lidhje me daljen në pension ndërkombëtar.

“La Nacion” ka shkruar se Messi tani ka në plan të ribashkohet me “Albiceleste” në nëntor, për kualifikueset e Kupës së Botës, duke nënvizuar se ai do të humbasë vetëm ndeshjet e shtatorit. “Pleshti” është golashënuesi më I mirë për kombëtaren argjentinase, në të gjitha kohërat, teksa vendosi standarde të reja në këtë drejtim, kundër SHBA-ve, me golin e tij të 55-të në karrierën me Argjentinën.

Telesport/d.i.

 

Next Post

Lewis Hamilton shkon me avion privat në Ulqin për... Rita Orën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In