• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blushi: Qeveria braktisi të varfërit / Paloka: Të flasë opozita, Blushi nuk është i PD-së

by A R
04/12/2015 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetit socialist Ben Blushi kritikoi sërish qeverinë në Kuvendin e Shqipërisë për gjendjen e varfërisë në vend dhe mungesën e modestisë. Blushi tha se problemi i qeverisë nuk është mungesa e parave, por mungesa e ideve dhe e modestisë. Duke thënë se është një nga anëtarët e shumicës parlamentare, Blushi ngriti pikëpytje për ndryshimet që ka sjellë qeveria në rreth dy vitet e qeverisjes së saj.

Deputeti socialist Ben Blushi sërish ka kritikuar qeverinë e majtë duke thënë se ajo i ka tradhëtuar të varfërit që jetojnë në Shqipëri. Sipas Blushit kabineti qeveritar përfaqëson modelin e një qeverie aspak modeste, që në vend që të luftojë varfërinë, sulmon personat që thonë se varfëria është shtuar. Blushi theksoi se në bindjen e tij nuk është mungesa e parave, por mungesa e ideve dhe modestisë.

“Nuk hezitoj aspak të them se kjo shumica jonë i ka tradhtuar të varfërit. Ajo nuk është modeste dhe kur nuk je modest e ke të vështirë të përfaqësosh ata që jetojnë keq. Edhe kostoja e mungesës së modestisë është kostoja më e lartë sot për mendimin tim. Edhe sot në këtë parlament për fat të keq, nuk u fol kundër varfërisë, por ndaj atyre që thonë se varfëria është shtuar. Edhe unë jam njëri prej tyre. Unë nuk jam opozitar, unë jam nga ata që mendojnë se Shqipëria nuk po shkon në drejtimin e duhur për shkak se pesimizmi në Shqipëri po shtohet, varfëria po rritet, pabarazia po rritet, rinia po plaket nga papunësia dhe pleqëria po torturohet nga padrejtësia. Edhe unë them që nuk janë paratë që i mungojnë kësaj qeverie. Kësaj i mungojnë edhe dy gjëra që janë më të vyera se paratë në vetvete. E para janë idetë dhe e dyta është modestia. Të dyja bashkë, modestia dhe idetë kanë më shumë vlerë dhe janë më të shtrenjta se sa paratë.” Tha Blushi.

Pas përfundimit të fjalës së deputetit socialist, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka i cili i ka bërë thirrje kreut të kuvendit Meta që të respektohet rregullorja e kuvendit, në lidhje me rradhën e folësve në sallë. Paloka tha se prej orësh sallën e kanë dominuar përfaqësuesit e mazhorancës apo replikat mes tyre. Duke shpotitur Ministrin e ekonomisë, i cili kërkoi fjalën për replikë ndaj Blushit, Paloka tha se duan apo s’duan të majtët, Blushi është i tyri dhe se PD nuk ka ndërmend ta marrë në krahun e saj.

“Nuk e kam për replikë fare me blushin. Nuk ka shkëlqejnë fare sytë kur flet blushi. Se u ftillua dhe ai gjë e mirë është. Kemi filluar seancën dhe flet vetëm mazhoranca. Tani filloi dhe ky avazi, që ka replika mes të majtës, se kanë këta replika mes tyre. Blushin e keni doni apo s’doni, ne nuk kemi ndërmend të marrim Blushin në krahun tonë. Ndaj dhe zoti kryetar, të lutem të respektohet rregullorja.”- tha Paloka.

Next Post

Bankers dorëzohet para qeverisë, do paguajë 7.5 miliard detyrime deri në fund të 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In