• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bankers dorëzohet para qeverisë, do paguajë 7.5 miliard detyrime deri në fund të 2016

by
04/12/2015 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Bankers Petrolium dhe Qeveria shqiptare duket se kanë gjetur zgjidhjen per konfliktin e krijuar në lidhje detyrimet fiskale, përkatësisht tatim-fitimin e vitit 2011, bazuar në gjetjet e auditit të bëra nga strukturat e specializuara të Ministrisë  së Energjisë.

Burime nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve por dhe kompania, bëjnë të ditur se BP dhe DPT kanë arritur një marrëveshje për pagesën me këste të detyrimit tatimor prej 7.5 miliard leke, deri në fund të vitit 2016.  Më parë BP kundërshtoi këtë shumë,  madje duke paditur në arbitrazh ndërkombëtar (ICC Zvicer) veprimet e administratës tatimore, sidomos bllokimin e llogarive bankare të saj .

Situata u përshkallëzua edhe më tej, me kercenimin e BP se nëse nuk do të zhbllokoheshin llogaritë e saj, kjo e fundit do të ndalte prodhimin e naftës, duke shkaktuar një efekt domino në ekonomi.

Por qeveria shqiptare duket vijoi t’i qëndrojë linjës së saj të fortë, duke u shprehur  qartë se nuk do të lejonte asnjë kompani që të kërcënonte ekonominë e vendit, me anë të pasurive  natyrore kombëtare. Madje nuk vonoi, duke kontraktuar një nga zyrat më të njohura ligjore nga SHBA për t’u këshilluar e mbrojtur në këtë proces. Burime nga ministria e energjisë  bëjnë të ditur që strukturat e saj po merrnin masa për të përballuar çdo situatë që do të shmangte  tentativën për bllokimin e prodhimit të naftës.

Konflikti me Bankers behej edhe më kompleks po të kihet parasysh eskpozimi i një sërë bankash lokale dhe institucionesh financiare ndërkombetare në linja krediti per BP,  shuma këto që arrinin në qindra milion dollarë. Mesa shihet asnjë nga këta faktorë nuk e bëri qeverinë shqiptare të tërhiqet nga vendimi i saj për të mbledhur detyrimet tatimore të kompanisë së madhe të naftës.

Mësohet se marrveshja e arritur do të bëjë të mundur shbllokimin e llogarive të BP dhe fillimin e mbledhjes për herë të parë nga sheti shqiptar, të tatim-fitimit në sektorin e prodhimt të naftës. Burimet thanë për Javanews se marrëveshja parashikon edhe  mundësinë e rivlerësimit të detyrimit, bazuar në auditimin e palës së tretë, si një parashikim në marrëveshjen hidrokarbure që do të bëjë të mundur vlerësimin përfundimtar të detyrmit për vitin 2011.

Kjo  do të shërbeje si bazë për rillogaritjen e fitimit që nga viti 2011,  duke bërë të mundur vjeljen për herë të parë të tatim-fitimit në sektorin hidrokarbur, i cili deri më ditën e sotme nuk paguante asnjë tatim fitimi.

 

Next Post

Harrojeni Amber Rose... dhe shini këto të pasme bombastike (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In