• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Dhuna në Elbasan, nxitje nga selia e PS. Balla: Situatën e acaroi Blushi

by Java News
07/03/2016 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushi ka folur për incidentin e ndodhur në Elbasan. Socialisti tha se ai i ka falur tashmë ata persona të cilët e fishkëllyen dhe tentuan të konfliktohen me të. Sipas Blushit urrejtja e shfaqur në Elbasan kundër tij vjen si pasojë e vetë urrejtjes që frymëzon Partia Socialiste.

“Ajo që thashë është se ngjarjet e Elbasanit e kanë nisjen në këtë seli, s’kam gjë me ata 10 apo 15 djem, i kam falur të gjithë. Ata janë nën ndikimin e presionit psikologjik që bën nga kjo parti. Dua të them se ata djem e kapërcyen të drejtën e sulmuan një njeri pa të drejtë…

Duhet të pyesni kolegët çfarë mendojnë për këtë rast. Unë do të doja që PS të distancohej sepse ky nuk është problemi im, por i vijës politike të një partie të madhe që ka qeverinë e që tenton të edukojë. Ky është një problem i madh pedagogjik. Ka një pedagogji politike e në këtë rast nuk po funksionon. Njerëzit po nxiten të veprojnë me dhunë ndaj mendimeve ndryshe. Duhet të pyesni zotin Rama se çfarë mendon për incidentin e Elbasanit dhe sa përgjegjës është për gjuhën”, deklaroi Blushi.

Në lidhje me dekriminalizimin, Blushi tha: “PS-ja ka votuar një ligj për dekriminalizimin. Nëse nuk do të kishte asnjë kriminel në parti, nuk kishte pse e votonte fare”.

Deklarata e Taulant Ballës

Deklaratës së deputetit Ben Blushi pas mledhjes së Grupit Parlamentar socilaist i është përgjigjur nënkryetari Taulant Balla. Ai tha se situatën në Elbasan e acaroi deputeti Ben Blushi, pasi sipas Ballës ai ofendoi personat që ndodheshin në sallë. Sipas Ballës, kreu i grupit të PS Gramoz Ruçi,vleerësoi se incidenti i Elbasanit, duhet diskutuar nga Asambleja Socilaiste e këtij qyteti, pasi ajo ka kompetenca.

“U vlerësua nga Ruci që kjo çështje është kompetencë e Asamblesë së PS në Elbasan edhe pse u pretendua që duhet diskutuar këtu. Vëmendje mori shqetësimi i shumë anëtarëve për deklaratat e përditshme të Blushit për gjoja kriminelë në grupin e PS, meqë e thotë në përsëritje të SHQUP-it iu kërkua kush janë këta deputetë me precedentë kriminalë dhe ai nuk tha asnjë emër. Tha që në këtë grup nuk ka të tillë. Deklaroj që grupi i PS e ka mbështetur proçesin e integritetit të figurave që duhet të zgjidhen apo emërohen në poste zyrtare. Gjithë kjo sintoni është për të ardhur keq. Qoftë ajo që pretendohet si incident, më vjen keq që ka një sallë që nuk do ta dëgjojë zotin Blushi, por ne ofiqarët duhet të kuptojmë që nuk duhet ti fyejmë sallat, të zgjedhim mirë mes halleve të sallave dhe dëshirës për të zënë karrigen e radhës. Dëshirën për karrige nuk duhet ta vëmë mbi interesin e sallave”. Tha deputeti Balla.

Më tej Balla tha se ishte, Blushi ai që acaroi sallën në takimin e Elbasanit.

“Ajo që thashë dhe dua ta ritheksoj, në Elbasan kishim një takim të riprogramuar sikurse në Korçë ku kishte një program për anëtarësimet ku flisnin anëtarët e rinj, ministri përkatës për zhvillimet, kryeministri. Kështu dhe në Elbasan, kishim një rend, por u informuam vetëm 30 minuta para nisjes se një anëtar i PS, donte të fliste, por kur niset të flasë minimumi duhet të përshëndeste të pranishmit, një deputet që e fillon me fyerje, ndodh ajo që ndodhi.

Next Post

Regjia qendrore e opozitës dhe audienca e klisheve të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In