• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjia qendrore e opozitës dhe audienca e klisheve të reja

by Arbi Kasapi
07/03/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbi Kasapi

Një regjizor jo pak i njohur në Hollywood dikur u përball me një lumë akuzash nga kritikët, sepse sipas këtyre të fundit, filmat e tij kishin shumë klishe. Përgjigja e regjizorit nuk doli kurrë në media, por u mor vesh më vonë. Ishte në fakt një kërkesë, drejtuar skenaristit dhe atij që shkruante tekstet e filmave. “Kemi nevojë urgjente për klishe të reja dhe origjinale”. Kjo ishte përgjigja.

Diçka të ngjashme po luan edhe Partia Demokratike, kur diskutimi shkon tek reforma në drejtësi. Prej kohësh opozita dhe veçanërisht Basha e Berisha, akuzohen se nuk e duan reformën.

E kush më mirë se një takticien i vjetër si doktori nuk do ta shfrytëzonte këtë akuzë, për të krijuar dhe impostuar në fushën politike “klishe të reja”?! Java e parë e muajit mars, i quajtur edhe si “moti” që do sjellë përmbylljen e reformës, ka kaluar. Asgjë nuk duket në horizont… Tjetër të re nuk ka sepse në fokus nuk kanë qenë diskutimet për reformën, por “klishetë” e PD-së.

Dekriminalizimi psh. Pavarësisht se shumëkush mund të thotë se kjo është një klishe e vjetër, askush nuk mund të mohojë se “shashka” e djegies së mandatit nuk ishte një “klishe” mjaft origjinale, e hedhur në momentin e duhur.

Funksioni i kësaj manovre e bëri punën e saj, në kushtet kur inercia me të cilën pritej të përcillej procesi i reformës në drejtësi pas ardhjes së opinionit të venecias, ishte e lartë. Por gjithçka u stopua, teksa palët ngecën në teknikalitetet e akteve nënligjore për ligjin e dekriminalizimit.

Në këtë pikë, e vetmja humbëse në sensin politik është qeveria dhe PS, të cilat në ngutje e sipër për të marrë flamurin e reformës dhe çuarjen e saj në destinacion, shumë shpesh kanë harruar se atë pëlhurë  e lakmojnë të gjithë njerëzit që ndodhen në rrugë. Këtu përfshi edhe PD, dy dëshirat më të mëdha të së cilës janë një përpjekje për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme ose në rastin më të keq, shkëputjen e pjesës më të madhe të pëlhurës së flamurit të reformës për vete.

Shumëkush mund të thotë se këto zgjedhje nuk do të sillnin në pushtet të djathtët. Por kjo përsëri mbetet vetëm një ngjarje që demokrtët e dinë shumë mirë. Ashtu siç dhe dinë po aq mirë, që në rast të zgjedhjeve të parakohshme dhe eventualisht humbjes së tyre… “klishetë” origjinale si “vjedhje votash” apo “qytetarët i kanë dhënë  pak vota të majtëve” do të ishin të mjaftueshme për të legjitimuar humbjen e për të delegjitimuar PS-LSI.

Përpjekja e kryeministrit për t’i kanalizuar të gjitha zigzaket e opozitës së Bashës dhe taktikave të Berishës në një akuzë të vetme (se ai që bllokon reformën do të dënohet ashpër jo vetëm nga “investitorët” kryesorë ndërkombëtarë, por edhe nga vota popullore) deri tani nuk ka sjellë rezultatet e pritura. Mbase ngaqë më shumë është një taktikë që shtrihet ekskluzivisht vetën në diskurin politik dhe nuk ka asnjë efekt praktik. Forca e deklaratës së Ramës teksa iu drejtonte opozitës kohë më parë, duke i thënë se do ta votonin me një këmbë reformën, nuk ka një  pasqyrim të sajin në aksionin politik konkret. Në këtë sens klishetë e reja të PD-së janë një mall, jo më shumë për publikun sesa për vetë maxhorancën, e cila ka rënë lehtë pre e tyre.

Mesa duket problematikat e qeverisjes si dhe një sërë muskujsh ende të tendosur brenda Partisë socialiste, kanë bërë që figurat kryesore të kampit rozë ta kenë jo të kollajtë për të menaxhuar skenën politike.

Ndërkohë që ajo që mbetet për tu parë është sesi, javët në vijim, koalicioni qeverisës do të përballojë kërkesat, në dukje absurde të opozitës. Nëse do të vijojë përsëri të akuzojë “filmat” e “regjizorit” si të dobëta dhe me një qëllim (opozita nuk do reformën) apo nëse do të arrijë të kuptojë e rrjedhimisht veprojë jashtë logjikës së akuzimit. Në fund të ditës, rëndësi kanë rezultatet dhe jo veshja etike e aktorëve. Më shumë se kushdo sot, rezultatet e një reformë në drejtësi i presin qytetarët dhe “fati” i këtij vendi, i cili pavarësisht se është i lidhur me BE-në, nuk mund të bëjë dot hap drejt saj pa këtë reformë të përmbyllur.

Next Post

Reforma në Drejtësi/ Manjani takim konsultues me Shoqërinë Civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditje për Trump, gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Goditje për Trump, gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

August 22, 2026
“Palestina po fshihet”, 100 ish-diplomatë britanikë dhe francezë akuzojnë Izraelin për spastrimin etnik dhe kërkojnë sanksione

“Palestina po fshihet”, 100 ish-diplomatë britanikë dhe francezë akuzojnë Izraelin për spastrimin etnik dhe kërkojnë sanksione

August 22, 2026
“Më ço në spital, nxito”,  zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes në Ksamil

“Më ço në spital, nxito”, zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes në Ksamil

August 22, 2026
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, shfaqet mesazhi i pazakontë për dy turistë turq dhe një hotel në Ksamil (FOTO)

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, shfaqet mesazhi i pazakontë për dy turistë turq dhe një hotel në Ksamil (FOTO)

August 22, 2026
NASA zbulon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën, temperatura mbi 40°C dhe rreth 10 mijë vdekje të shtuara

NASA zbulon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën, temperatura mbi 40°C dhe rreth 10 mijë vdekje të shtuara

August 22, 2026
U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

August 22, 2026
6 vatra zjarri të ndezura qëllimisht, Lamallari: Drejtësia të shkojë deri në fund ndaj zjarrvënësve

6 vatra zjarri të ndezura qëllimisht, Lamallari: Drejtësia të shkojë deri në fund ndaj zjarrvënësve

August 22, 2026
Lufta rikthehet në retorikën e Vuçiç, presidenti serb pret bisedën me kreun e NATO-s për Kosovën

Lufta rikthehet në retorikën e Vuçiç, presidenti serb pret bisedën me kreun e NATO-s për Kosovën

August 22, 2026
Erdhën për të “shpëtuar” Sazanin, por refuzuan ta vizitojnë, Rama ironizon delegacionin e Global Sumud Flotilla në Vlorë: Revolucionarët e rrenave!

Erdhën për të “shpëtuar” Sazanin, por refuzuan ta vizitojnë, Rama ironizon delegacionin e Global Sumud Flotilla në Vlorë: Revolucionarët e rrenave!

August 22, 2026
Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com