• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: 100 mijë votat e anëtarëve të PS zëvendësohen me një votë, atë të Ilir Metës

by A R
21/03/2016 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas debateve në Kongresin e Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi i cili ka kërkuar hapjen e garës për kreun e partisë, ka komentuar në studion e “Top Story” në Top Channel përballë Sokol Ballës zhvillimet brenda selisë rozë.

Referuar nenit në statutin e ri të partisë sipas të cilit kryetari i partisë konfirmohet nëse fiton zgjedhjet e përgjithshme, Ben Blushi tha se votat e anëtarëve të PS janë në duar të vullnetit të Ilir Metës, që sipas tij mund të rrëzojë koalicionin.

“Statuti i ri thotë që kryeminstri është kryetar partie. Nëse Ilir Meta thotë largojmë Edi Ramën, dhe po marr si shembull bëjmë Taulant Ballën kryeministër, cfarë do të thotë kjo që ai bëhet kryetari partisë? Kjo është absurde. 100 mijë anëtarë të PS të cilët kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e një partie zëvendësohen me votën e një njeriu, të Ilir Metës, ky është ky nen”, tha Ben Blushi.

Më tej Blushi tha se nga Asambleja e PS u larguan ata që kanë kontribute 25-vjeçare dhe u afruan persona që kanë votuar për Sali Berishën. Ai i’u referuar rikthimit të ish-deputetit Bukurosh Stafa, që në vitin 2007 votoi në parlament për Bamir Topin president.

“Po të lexoj një mesazh nga anëtarë të PS në Kurbin. 50 kryetarë organiztash janë të papunë. Prandaj Edi Rama nuk do të votohet, se janë të gjtihë të papunë. Nga Asambleja dolën njerëz që kanë themeluar PS, Ndre Legisi, Luan Hajdaraga, Mirela Akrama, Maqo Lakrori, etj. Këta janë njerëz që kanë mbajtur Sali Berishën në kurriz, me kë u zëvendësuan këta: me Çiften dhe Bukuroshin. Morën një “çifte” nga Elbasani dhe e futën në Asamble se më shante mua. Ata që u hoqën e kanë mbajtur Saliun në kurriz, kurse ky Bukuroshi votoi për Saliun në 2007, heq ata që ishin kundër Saliut dhe merr këta që ishin me Saliun. Ky Çiftja është si past dhëmbësh i PD-së, republikan.”, tha Blushi.

Referuar punimeve të Kongresit, Blushi tha se Kongresi dështoi të realizonte 3 pikat kryesore për të cilat u mblodh tha ai.

“Kam kërkuar të ketë votim, dhe kjo u mohua, për të parë se sa mbështetje ka. Kongresi dështoi të bëjë atë që duhet të bënte, e para të vendoste garën për kryetar, nuk e bëri. E dyta duhet të mriatonte këtë statut, çka nuk e bëri. E treta duhet të miratonte pyejten e referendumit, çka nuk e bëri”, tha Blushi.

Next Post

Vëllezërit e Ipeshkvit Gjergji fitojnë tenderin e Katedrales në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In