• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vëllezërit e Ipeshkvit Gjergji fitojnë tenderin e Katedrales në Prishtinë

by Aalison Pearse Stevens
21/03/2016 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katedralja në Prishtinë mbetet njëri nga projektet më të rëndësishme të Ipeshkvisë në Kosovë. Gazeta Express merr vesh që punët ndërtimore në Katedrale po i kryejnë familja e ngushtë e Ipeshkvit Gjergji, kompania Torre. As udhëheqësit e Kishës Katolike në Prishtinë duket se nuk i kanë rezistuar tundimit që t’i shpërblejnë familjen e tyre të ngushtë me punë ndërtimore.  Gazeta Express merr vesh që familja e ngushtë e Ipeshkvit Dodë Gjergji po merren me kryerjen e punëve në Katedrale, që kushtojnë qindra mijëra euro.

“Kompania ‘Torre’ ka kryer lyerjen e objektit brenda në Katedralen e Prishtinës është në pronësi të familjarëve të Ipeshkvit Dodë Gjergji”, thotë një burim i Gazetës.

Pronari i kompanisë “Torre”, Gazmend Gjergji, i kontaktuar nga Gazeta Express, nuk e ka mohuar që është djali i vëllait të Ipeshkvit Dodë Gjergji, por as nuk ka sqaruar rrethanat e përfitimit të privilegjit për të punuar si punëkryes në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Ai ka thënë se do të sqarohet më vonë.

Edhe drejtuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, të kontaktuar nga Express, nuk e kanë mohuar që punëmarresit në Katedralen në Prishtinë janë të afërm të Ipeshkvit Dodë Gjergji, por edhe ata sikurse pronari i kompanisë “Torre” kanë kërkuar kohë.  Murgjit shqetësohen për shkak të grafiteve “ISIS” në muret e Kishës Ortodokse në Prishtinë.

Next Post

Kreu i Policisë Kufitare: Nëse vijnë emigrantët, kampet ngrihen në Gjirokastër e Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com