• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bloomberg: Një anije e nisur nga Durrësi me 800 ton mbetje toksike drejt Tajlandës

by A R
12/08/2024 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet tajlandeze janë vënë në alarm, pasi pritet që 100 kontenierë të mbushur me mbetje të rrezikshme industriale që janë nisur nga Shqipëria pritet të mbërrijnë në portin e Tajlandës.

“Bloomberg” raporton se ishte një organizatë amerikane e quajtur “Basel Action Network”, e cila vuri në dijeni autoritete e Tajlanëdës lidhur me këtë ngarkesë të rrezikshme.

Fillimisht “Basel Action Network” informoi Malajzinë se kontenjerët e mbushur me pluhurin e fabrikave të përpunimit të çelikut ishin nisur drejt brigjeve malajziane.

Pas marrejes së lajmit autoritetet tajlandeze po bashkëpunojnë ngushtë me autoritete shqiptare dhe ato të Singaporit për të bërë të mundur ndalimin e kontenjereve që të mos ankorohen në portin e tyre.

Sipas asaj që raporton “Bloomberg” kontenjerët e nisur më 4 korrik nga Shqipëria pritej të ankoroheshin fillimisht më 31 Korrik në Cape Town në Afrikën e Jugut, por pas paralajmërimit të dhënë nga grupi ndërkombëtar i mbikëqyrjes “BAN”, në datën 31 korrik u fik GPS-i i anijes dhe ankorimi nuk u bë i mundur.

Është kompania Maeresk e cila ka konfirmuar tashmë se janë dy anijet e saj që po transportojnë 40 kontenierë të nisur nga Shqipëria, të cilët do të arrinin nëe Afrikën e Jugut, por që më pas u ankoruan në Trieste.

Anijet me 40 kontenierë janë planifikuar të të mbërrijë në portin Laem Chabang të Tajlandës më 20 gusht.

Ndërkohë që një tjetër anije me 60 kontenierë që është nisur po nga Durrësi dhe është po e kompanisë Maersk pritet të mbërrijë në Singapor fillimisht, e më pas do të niset drejt Tajlandës.

“Kukafshehti” me autoritetet

Deri më tani dihet që anijet janë nisur nga Durrësi dhe që destinacioni final do të jetë Tajlanda, por nuk dihet ende vendndodhja e tyre pasi pre 31 Korrikut anija “Maersk Campton” ka fikur sinjalin e transmetimit.

Vetë përfaqësuesit e kompanisë janë shprehur se  nuk është e pazakontë që anijet të çaktivizojnë transmetimin e vendndodhjes për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Sipas Maersk, anija është aktualisht në Oqeanin Indian në rrugën e saj për në Singapor, me destinacion final Tajlandën.

Nga ana tjetër kreu i organizatës “BAN” thekson se fikja e GPS nga ana e kapitenëve të anijeve bëhet për të shmangur përgjegjësitë para ligjit, pasi janë të përfshirë në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme.

Reagimi i autoriteteve shqiptare

Sa i përket rastit Autoriteti Doganor Shqiptar thekson se ka nisur një hetim ndëkrombëtar menjëherë pas njoftimit të mbërritur nga Sekretariati i Konventës se Bazelit për trafik mbetjesh toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës. Menjëherë drejtoria Antitrafik pranë doganës Shqiptare është bërë pjesë e hetimit në bashkëpunim me OLAF.

Konfimorhet që anija është nisur nga porti i Durrësit dhe aps një ndalese në Trieste ka vijuar udhëtimin drejt Tajlandës, por aktualiosht nuk dihet saktësisht vendndodhja pas fikjes së GPS.

Ndërkohë mediat botërore raportojnë se ëhstë ndezur alarmi i kuq në të gjithë botën, dhe grupet për Drejtësinë Ambientale kërkojnë ndalimin e anijes dhe kthimin e saj në Europë, pasi bëhet fjalë për 816 tonë mbetje të rrezikshme.

/a.r

Next Post
Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 47 vatra në 24 orë, 11 ende aktive

Problemet e zjarreve nuk mbarojnë me shuarjen e tyre, efektet negative në organizëm janë afatgjata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In