Blloku, Kombinati dhe Astiri: Ja 3 “zonat e kuqe” të Covid-19 në Tiranë

Ndonëse maska është bërë e detyrueshme në rrugë, sërish ka qytetarë që nuk e zbatojnë. Kur i pyet se përse nuk e respektojnë rregullin, nuk pranojnë të flasin.

Të tjerë e mbajnë maskën poshtë mjekrës. Në Tiranë përveç zonës së ish-Bllokut, janë edhe dy zona të kuqe të Covid.

“Një prej tre zonave të kuqe në kryeqytet është edhe Kombinati për numrin më të lartë të të infektuarve”.

Edhe Astiri me një numër të lartë banorësh vijon të regjistrojë përditë raste me koronavirus.

“Që prej fillimit të pandemisë zona e Astirit vijon të jetë problematike për përhapjen e Covid-19 në kryeqytet. Ajo që vihet re është mosrespektimi i masave antiCovid, kryesisht të mosmbajtjes së maskave”.

Tirana numëron aktualisht mbi 3 mijë raste aktive të konfirmuara duke bërë që për specialistët të jetë një nga vatrat më të nxehta të virusit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com