• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Blloku i Vishegradit po kërcënon direkt BE-në

by Java News
30/11/2020 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga William Nattrass“The Spectator”

“Djemtë e këqij” të Evropës, janë hedhur sërish në veprim. Bashkimi Evropian është përpjekur t’i kushtëzojë fondet e buxhetit, me respektimin e sundimit të ligjit nga shtetet anëtare. Kjo lëvizje është refuzuar nga Polonia dhe Hungaria, duke çuar në shpërthimin e sherrit më të fundit, në një seri të gjatë përplasjesh midis Brukselit dhe vendeve konservatore të Evropës Qendrore.

Por, duke e parë çështjen në një kontekst më të gjerë rajonal, bëhet më se e qartë se kjo nuk është thjesht një tjetër përplasje diplomatike, por pjesë e një tendence më të gjerë. Liberalizmi i BE-së, po përballet tashmë me një kundërshtim serioz ideologjik nga i gjithë blloku “i Vishegradit”, i përbërë nga Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia.

Mosmarrëveshja e fundit mbi mekanizmin e sundimit të ligjit, ishte e parashikueshme. Shqetësimet në lidhje me këtë mekanizëm, kanë gëluar në Hungari dhe Poloni, që në korrik kur BE miratoi një pakete emergjente ndihme për rimëkëmbjen nga pasojat e koronavirusit.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, dhe ai hungarez, Viktor Orban, janë shprehur se kundërshtimi i tyre ndaj Mekanizmit të Sundimit të Ligjit në projekt-buxhetin e BE, është për shkak të shqetësimeve se ai do të përdoret për të ndëshkuar vendet që refuzojnë të pranojnë emigrantë.

Orban e ka përshkruar mekanizmin si një “shantazh ideologjik”. Këto shqetësime në lidhje me emigracionin, janë arsyeja pse BE-ja nuk duhet të jetë e vetëkënaqur, vetëm pse këtë here po përballet vetëm me Hungarinë dhe Poloninë. Kur bëhet fjalë për emigracionin, vendet e tjera të Katërshes së Vishegradit, Sllovakia dhe Republika Çeke, zakonisht qëndrojnë në krah të aleatëve të tyre.

Të 4 vendet (ku herë pas here u bashkohen Austria, Letonia, Estonia dhe Sllovenia), kanë mbajtur një qëndrim të koordinuar kundër sistemit të kuotave të shpërndarjes së emigrantëve të propozuar nga BE, i hartuar për të shpërndarë në mënyrë proporcionale emigrantët për secilin shtet anëtar, që prej krizës së emigrantëve të vitit 2015.

Deri në vitin 2018 , Republika Çeke supozohej se kishte pranuar 2.691 refugjatë nga Greqia dhe Italia; në fakt ajo mori vetëm 12. Edhe Sllovakia mori vetëm 16 nga 902 azilkërkuesit që i takonte të pranonte. Hungarisë dhe Polonisë, iu caktuan përkatësisht të merrnin 1.294 dhe 7.082 refugjatë, por refuzuan dhe nuk pranuan asnjë.

Më pas, u zbulua Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria se kishin shkelur ligjin e BE-së nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (Sllovakia u përjashtua falë 16 emigrantëve që kishte pranuar). Këtë herë Katërshja e Vishegradit ishte përçarë, teksa politikanët çekë dhe sllovakë folën kundër aleatëve të tyre të zakonshëm.

Kjo mund të shpjegohet me paqartësinë mbi Mekanizmit të Sundimit të Ligjit. Por në lojë janë edhe faktorë të tjerë:Kryeministri Çek Babis është përballur me akuzat për konflikt interesi gjatë bisedimeve mbi buxhetin, për shkak të pronësisë që ka në “Agrofert’, një përfitues kryesor i subvencioneve të BE-së.

Në këtë cilësi, ai mund të ngurrojë të rebelohet hapur ndaj Brukselit. Por përtej kësaj mosmarrëveshje, të 4 vendet e Vishegradit janë ende të bashkuara, kur është fjala për kundërshtimin e tyre ndaj vlerave liberale të BE-së. Frika e rrënjosur e Hungarisë ndaj emigracionit, duket herë pas here duket e papajtueshme me anëtarësimin në BE.

Por ky vend është shumë i ndërvarur nga tregtia në BE, sidomos me Gjermaninë. Më shumë se gjysma e PBB-së së Hungarisë, gjenerohet nga kompani të huaja që veprojnë në vend. Edhe qeveria e Angela Merkelit, ka ngurruar të marrë një qasje të ashpër kundër Hungarisë, pikërisht për shkak të përfitimeve të mëdha nga bashkëpunimit industrial gjermano-hungarez.

Vitin e shkuar, Hungaria ishte tregu më i madh i eksportit të armëve nga Gjermania. Qëndrimet kundër emigrimit janë më të ashpra në Republikën Çeke dhe Sllovaki, por mbeten gjithsesi të zëshme. Andrej Babis është shumë popullor në pjesët më pak kozmopolite dhe më rurale të Republikës Çeke, popullsia e së cilës është më konservatore kur bëhet fjalë për emigracionin.

Gati dy të tretat e çekëve, mendojnë se vendi nuk duhet të pranojë kurrë refugjatë. Në zgjedhjet parlamentare në Sllovaki këtë vit, 3 nga 4 partitë kryesore ishin qartazi kundër -emigranteve. Është pra e qartë se problemi ideologjik që ka BE-ja me rajonin e Katërshes së Vishegradit, është shumë më i thellë sesa mosmarrëveshja aktuale.

Është joshëse të fokusohesh vetëm tek individët e përfshirë në krizën e buxhetit, t’i cilësosh Orban dhe Morawiecki si despotë mashtrues pa asnjë mandat publik për veprimet e tyre, dhe të supozosh se nëse do të mbaheshin zgjedhje të drejta dhe demokratike, si Polonia dhe Hungaria do të favorizonin politika të ngjashme me ato që gjenden në Evropën Veriore dhe Perëndimore.

Por një pikëpamje e tillë, nuk përputhet me zgjedhjet demokratike të mbajtura në këtë rajon këtë vit. Duda e fitoi presidencën polake përmes pohimit të vlerave sociale konservatore, ndërsa zgjedhjet në Republikën Çeke dhe Sllovaki, panë një paraqitje shumë të fortë nga partitë që janë kundër emigrantëve.

Ajo gjithashtu injoron faktin se Katërshja e Vishegradit – historitë e luftës, pushtimit dhe sundimit autoritar komunist në shekullin XX, ndryshojnë shumë nga homologët e tyre veriorë dhe perëndimorë – ka ndjekur prej kohësh politika në kundërshtim me disa nga parimet thelbësore të BE-së.

Në fund mund të gjendet një kompromis, që i lejon të gjitha palët të largohen me kokën lart nga negociatat. Por ndarja midis liberalëve dhe konservatorëve në BE, është më e thellë se kurrë më parë, dhe zërat kundërshtues nga fraksioni qendror i BE-së, vetëm sa do të bëhen më të forta.

Përktheu: Alket Goce-ABC

Next Post
Rudina Hajdari: Marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare për dyfishimin e buxhetit

Rudina Hajdari shpjegon lidhjen me Nismën "Thurje": U lidha para një viti e gjysmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In