Rudina Hajdari shpjegon lidhjen me Nismën “Thurje”: U lidha para një viti e gjysmë

Rudina Hajdari

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari e ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për arsyet pse u bashkua me Nismën Thurje që tashmë është një parti që do marrë pjesë në zgjedhjet e 2021.
Hajdari ka thënë se bashkëpunimi me Nismën Thurje filloi 1 viti e gjysmë me nisëm për ndryshimin e sistemit.

Prej atëhere, thotë Hajdari Nisma Thurje ka qenë iniciativa e duhur për të luftuar establishmentin, për të bashkuar forcat e për t’u bërë një ekip.

”Mendoj se ka qenë një bashkëpunim i natyrshëm. E filluam para një viti e gjysëm, kur Nisma THurje prezantoi nismën për ndryshimin e sistemit. Duke qenë një nga aktoret kryesore për këtë, erdhi në mënyrë organike dhe ndjej krenari tani që i përfaqësova në Kuvend dhe e çova iniciativën përpara .Unë nuk kisha ndonjë pushtet të posaçëm që ta realizoja si nismëtarët e 50 mijë firmat, por u përpoqa të lë një shenjë.
Mendoj që atëhere kemi pasur bashkëpunim. Duke parë rolin që ka pasur Shabani, Soko. Për të pasur një luftë me establishmentin, ishte iniciativë e duhur për të bashkuar forcat, për t’u bërë një ekip.”- tha Hajdari.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com