• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Blloku i naftës në Berat, “Shell” gati të nisë kërkimet, 43 mln dollarë investime

by A R
14/06/2018 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrata mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë multinacionale “Shell” për kërkimin e naftës në Bllokun e Katërt është botuar në Fletoren Zyrtare. Në të përshkruhen të drejtat dhe detyrimet e palëve, vlera e investimeve.

Siç ishte bërë e ditur edhe gjatë fazës së negociatave, “Shell” angazhohet të investojë rreth 43 milionë dollarë në shtatë vitet e kërkimit, të ndara në 3 faza shkruan Shqiptarja. Në fazën e parë kontraktori zoton një angazhim financiar minimal prej 8.57 milionë dollarësh, ku pjesa më e madhe do të shkojë për punime sizmike dhe përpunimin e interpretimin e të dhënave sizmike.

Në fazën e dytë me afat 2-vjeçar janë plot 20.17 milionë dollarë të cilat do të investohen në këtë bllok, ndërsa në fazën e tretë investimi minimal është prej 14 milionë dollarësh. Krahas investimit, “SHELL” do të paguajë një rentë minerare në masën 10% të hidrokarbureve të disponueshme. Po ashtu, kontraktori do t’i paguajë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyre një bonus nënshkrimi prej 1.5 milionë dollarësh brenda 30 ditësh nga publikimi i VKM-së që miraton këtë kontratë. Kjo do të thotë se kjo pagesë do të aktivizohet brenda datës 12 Korrik 2018.

Bonuset e tjera të prodhimit përfshijnë një pagesë prej 250 mijë dollarësh për prodhimin e parë tregtare; 750 mijë dollarë pasi prodhimi arrin në 15 mijë fuçi naftë në ditë; si dhe një bonus prej 1.5 milionë dollarësh nëse prodhimi mesatar ditor arrin në 30 mijë fuçi nafte. Krahas tyre, Shell zotohet të paguajë një bonus trajnimi vjetor prej 300 mijë dollarësh, fonde të cilat do të shkojnë për specializimin e punonjësve të AKBN, mbulimin e shpenzimeve të institucionit dhe blerjen e literaturës teknike, dhe pajisjeve të tjera të nevojshme.

Kontrata përfshin edhe një nen ku garantohen favorizimi i personelit shqiptar, i cili do të zëvendësojë gradualisht personelin e huaj jo drejtues gjatë fazës së prodhimit.

Next Post
“Bosët e heroinës në Gjenevë”, Franca arreston 6 shqiptarë

"Bosët e heroinës në Gjenevë", Franca arreston 6 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In