• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bllokohet pa afat rishikimi i dënimeve, katër gjykata i drejtohen “Kushtetueses”

by A R
03/10/2019 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bllokohet rishikimi i dënimeve. Katër gjykata të niveleve të ndryshme i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e nenit për rishikimin e dënimeve në Kodin e Procedurës Penale, me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën e ndryshuar në korrik të 2016.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, Gjykata Apelit Shkodër dhe Gjykata Apelit Gjirokastër kanë vënë në lëvizje Gjykatës Kushtetuese, e cila vijon të mos funksionojë për shkak të veprimit të Vetingut, për të shfuqizuar nenin 453 të Kodit të Procedurës Penale. Neni 453 është pjesë e kapitullit për rishikimin e vendimeve të dënimit, ku parashikon mënyrën e shqyrtimit të kërkesave nga të dënuarit.

Më konkretisht, neni 453 i Kodit të Procedurës Penale parashikon që kërkesa për rishikimin e dënimit shqyrtohet nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit, pa praninë e palëve. Kur kërkesa pranohet, gjykata vendos dërgimin e çështjes për rigjykim nga një tjetër trup gjykues i së njëjtës gjykatë ose në gjykatën e apelit, kur kërkesa është bërë vetëm kundër vendimit të saj. Kundër vendimit nuk lejohet ankim. Por, sipas gjykatave në fjalë, neni 453 është i papajtueshëm me nenin 34 të Kushtetutës së ndryshuar në korrik të vitit 2016.

Por, nëse Kodi i Procedurës Penale parashikon rishikimin e dënimit kur plotësohen kushtet nga nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin, Kushtetuta në nenin 34 parashikon rigjykimin e çështjes nga një gjykatë më e lartë. Konkretisht, neni 34 i Kushtetutës parashikon që “askush nuk mund të dënohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale dhe as të gjykohet sërish, me përjashtim të rasteve kur është vendosur rigjykimi i çështjes nga një gjykatë më e lartë, sipas mënyrës së parashikuar me ligj”. Për rrjedhojë, gjyqtarët kanë bllokuar rishikimin e dënimeve në bazë të nenit 145 të Kushtetutës, i cili parashikon që ‘gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat”.

Kërkesat e gjykatave drejtuar Gjykatës Kushtetuese

-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon shfuqizimin si antikushtetues togfjalëshin “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit” parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të K. Pr. Penale si dhe togfjalëshin “…i së njëjtës gjykatë” parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të K. Pr. Penale, të ndryshuar me Ligjin NR. 35/2017, si të papajtueshëm me nenet 4, 34, 116, 135 dhe 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, pasi çmon se ligji, neni 453 paragrafët 1, 3 dhe 4 i Kodit të Procedurës Penale, bie në kundërshtim me dispozitat kushtetuese, neni 34 dhe 30 i saj.

-Gjykata Apelit Shkodër kërkon kontrolli nenit 453 pika 1 dhe 3 të Kodit të Procedurës Penale pasi vjen në kundërshtim me nenin 34 të Kushtetutës.

-Gjykata Apelit Gjirokastër kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 453, pikat 1 dhe 3 të Kodit të Procedurës Penale.

/Shqiptarja.com

Next Post
Fatos Klosi: Ja si Sali Berisha mund të bjerë në burg me anë të SPAK

"Berisha, i përfshirë në çdo ngjarje që ka tronditur vendin! Haxhia do e fundosë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In